Meta: Rama, përgjegjës për vrasjes e 7-vjeçares, kërkon të bëjë viktimën si me Klodian Rashën

Kreu i Partisë së Lirë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas reagimit që ky i fundit bëri për ngjarjen tragjike në Himarë.

Meta tha se Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve, ndërsa shtoi se kërkon të bëjë viktimën “se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai”

Sipas Metës është Rama ai “që u jep siguri politike dhe garanci për andëshkueshmëri”.

Ilir Meta: Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend.

Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për ti mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus.

Do merrni pjesë në protestën nesër në Tiranë?

Kjo do të varet nga të gjitha aktivitetet e tjera. Unë jam në çdo moment kudo shpirtërisht në çdo protestë që bëhet jo vetëm në ngjarje si kjo kaq e rëndë dhe dramatike. Rasti është shumë tragjik sepse është një gjë që nuk ndreqet më. Këto vrasje, kjo mënyrë sjelljeje, është paralajmëruar prej kohësh dhe kur këto janë të përsëritura në kuptimin që kjo arrogancë që vjen nga ky kryeministër i papërgjegjshëm sigurisht që mund të pasojë vetëm pasoja tragjike për qyterarët tanë.

About Redaksia2

Check Also

Rënia e Veliajt, çfarë do të ndodhë të premten

  ‘Rënia e bashkisë së kryeqytetit, është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin …

Leave a Reply