Nëse nuk do shporrim Edvin Ramën nga kryeministër, asgjë nuk do të ndryshojë

Nga Edi PALOKA

Une mbeshtes padiskutim çdo proteste qytetare, jo vetem si deputet i PD. Por nese edhe pas dhjete vitesh , nuk kemi kuptuar ende se ketu ka vetem nje vrases, ka vetem nje kriminel, ka vetem nje te korruptuar, ka vetem nje grabites, ka vetem nje oligark qe duhet shporrur, atehere nuk kemi kuptuar asgje. Nese nuk do shporrim Edvin Ramen nga kryeminister, asgje nuk do te ndryshoje. Ai nuk e ka problem te ndryshoje vendet e krimineleve dhe te korruptuarve; heq nje e ve nje tjeter.

Ai eshte autori i te keqijave qe bien cdo dite mbi shqiptaret. Sa te jete ai ne krye, mund te ndryshojne emra drejtoresh , madje dhe ministrash, po asgje tjeter nuk do ndryshoje sepse gjithe kjo hordhi banditesh e kriminelesh, hajdutesh e oligarkesh, nuk do te ekzistonin as edhe nje minute pa Edvin Ramen.

Prandaj boll i drejtuam kerkesa per zgjidhje atij qe eshte pergjegjesi i vetem i kesaj situate; boll kerkuam doreheqje drejtoresh e ministrash. Nese duam vertete zgjidhje, objektivi eshte vetem nje; te shporrim kryekriminelin, kryehajdutin, kryeoligarkun, kryetradhetarin… Kete pleh qe ende ka guxim te anatemoje e sulmoje ata qe reagojne ndaj krimeve monstruoze dhe skandaleve pafund te tij, po qe ne fakt e meriton prej kohesh ta terheqesh zvarre, çdo dite, çdo ore e çdo minute per te keqijat qe ju ben çdo dite, çdo ore e çdo minute ketij vendi e ketyre njerezve.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply