Rruga Milot-Fier, 839 milionë euro për 86.1 km

Hapet gara për ndërtim me koncesion të autostradës Milot-Fier. Ministria e Infrastrukturës njoftoi hapjen e tre garave për tre segmente të këtij projekti, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Autostrada është e gjatë 115 km, por qeveria po tenderon 86,1 kilometra, që do të kushtojnë 839 milionë euro.

Por ndërkohë gati gjysma e tyre do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese.

Në hartat zyrtare të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës janë 13,5 kilometra rrugë të reja për segmentin Milot-Thumanë, që do të kushtojnë 44,6 milionë euro, 26,6 kilometrat nga Kashar- Luz i Vogël do të kushtojnë 476,8 milionë euro, ndërsa pjesa Luz i Vogël-Lekaj ndërlidhet me rrugën ekzistuese Durrës-Rrogozhinë dhe do të ndërtohet një kryqëzim i ri, i cili nuk është parashikuar në këtë kontratë.

Për segmentin e tretë Lekaj-Fier, i gjatë 46 kilometra fondi është parashikuar 317,5 milionë euro dhe pjesa me e madhe e punës do të jetë përmirësim i infrastrukturës aktuale. Në hapjen e garave i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Por autostrada Milot-Fier ka edhe segmentin Kashar-Thumanë, që është pjesë e një koncesioni tjetër fillimisht të anuluar dhe më pas të aktivizuar përsëri nga qeveria pas vendimeve të gjykatës. Kosto e tij eshtë llogaritur në 400 milionë euro. Kështu e gjithë autostrada Milot-Fier do të kushtojë 1,23 miliardë euro, pa llogaritur kostot për lidhjet me rrugët ekzistuese që do të kërkojnë miliona euro të tjera./BW

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply