Vrasja e 7-vjeçares/ Skafi ishte në pronësi të shefit të policisë që kreu krimin

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Himarë. Sipas burimeve hetimore, ka dyshime se skafi është në pronësi të Arjan Tases, por ende nuk është vërtetuar plotësisht.

Burimet nga AMP dhe prokuroria e Vlorës bëjnë me dije, në bazë të rezultateve të hetimit, se ka dyshime që skafi të jetë në pronësi të Arjan Tases, por ende nuk është vërtetuar sepse djali i xhaxhait të tij kishte mjete motorike që i lëshonte me qera për pushuesit.

Sipas dëshmive të personave të pyetur, Tase ka bërë manovrime të rrezikshme në det.

Në momentin që është afruar pranë vijës bregdetare, zonë e mbushur me pushues e fëmijë që laheshin, ai është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ka tentuar të ecë mbrapsht me indietro. Ky ka qenë momenti fatal ku helikat e skafit kanë goditur vogëlushen 7-vjeçare dhe për pasojë i sollën edhe vdekjen.

Ndërsa në banesën e familjes Avdia kanë nisur të mbërrijnë familjarët për të shprehur ngushëllimet. Nuk ka ende një prononcim zyrtar nga ana e tyre apo një thirrje ndaj organeve të drejtësisë. Ende nuk janë parë të mbërrijnë funksionarë të lartë për të shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e 7-vjeçares.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply