Berisha: Vogëlushja u blua nga skafi i qeverisë 2 metra larg bregut, Çuçi duhet të kishte ikur

Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, do të mbështesë çdo protestë. Berisha tha se, kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.

“Qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik.

Atëherë ai vendosi të përdorë epitete, një njeri me probleme të rënda mendore, por morale më shumë, jo vampir apo tjera. Ndërkohë mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë, ndjeshmërinë e madhe dhe revoltën, sepse kjo vogëlushe u blua nga skafi vetëm 2 metra larg bregut, ku një skaf nuk mund të shkonte, por veç i qeverisë.

Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend.

Nuk them që policia nuk ka përgjegjësi. Unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Ai e ka shkarkuar këtë polic muaj më parë, por e kanë kthyer. Të dhënat paraprake janë që e kanë kthyer ministra në punë atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply