Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas 4 ditësh ka reaguar më në fund lidhur me tragjedinë e Potamit, ku u vra një 7-vjeçare. Përveç shfajsimit të vetes dhe sulmeve ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, ministri Çuçi pranoi edhe shoqërinë e krijuar nga vetë ai. Në emrin e tij, ministri ka një shoqatë velierash sportive ‘Albanian Sailing Club’, të cilën pretendon se e ka krijuar me ‘pasionantë’ të kësaj fushe. Por në fakt vetëm emri i tij figuron si themelues, ndërsa miqtë që pretendon ministri se ka, nuk figurojnë askund.
“Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone,”-shkruan ai ndër të tjera në reagimin e tij.
Thënë kjo, në jug të vendit, vetëm mjete të tilla janë lejuar që të lundrojnë pas tragjedisë së Potamit. Ndërsa skafet e motorët e ujit janë ndaluar që të qarkullojnë, sikur të ishte ky problemi i tragjedisë. Askush nuk kërkoi ndalimin e atyre mjeteve lundruese, por respektimin e të gjitha kriereve dhe largësisë së sigurisë për të mos cënuar jetën e notarëve.
Po ashtu, në vëzhgimin e bërë nga Dosja.al në jug të vend, krejt rastësisht, pranë këtyre velierave, pasionit të ministrit Çuçi janë pikasur edhe mjete të Policisë Kufitare. Pra ministri ka shoqatën e tyre, e krejt rastësisht pranë tyre ndodhet edhe Policia kufitare.