Hungarian Prime Minister and Chairman of the governing Fidesz Party Viktor Orban speaks to party members and sympathisers during a national address for the start of the campaign ahead of the upcoming April 2022 general election at the Varkert Bazar cultural centre in Budapest on February 12, 2022. - Prime Minister Viktor Orban is aiming to win a fourth straight term in power, but faces his closest contest since coming to power in 2010 after six opposition parties formed an electoral alliance to try to oust the nationalist strongman. (Photo by Attila KISBENEDEK / AFP) (Photo by ATTILA KISBENEDEK/AFP via Getty Images)

Orban sulmon ashpër Sorosin

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, mbajti një fjalim në një konferencë konservatorësh në Teksas, duke entuziazmuar të pranishmit.

Sipas BBC, fjalimi i tij ndezi konservatorët teksanë, ndërsa Orban theksoi se Perëndimi është kyçur në një përplasje qytetërimesh.

“Ne duhet të marrim përsëri institucionet në Uashington dhe Bruksel,” tha ai. “Ne duhet të koordinojmë lëvizjen e trupave tona, për shkak se përballemi me të njëjtën sfidë”.

“Ju keni dy vjet për t’u përgatitur,” shtoi ai, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

Orban shkaktoi ovacione të forta në sallë, kur lexoi një pjesë nga Kushtetuta hungareze, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje.

“Sa më pak burra që vishen si gra dhe sa më shumë Chuch Norris,” tha ai.

Orban sulmoi edhe miliarderin e majtë, George Soros në këtë konferencë.

“E njoh shumë mirë Sorosin. Ai është kundërshtari im. Ai nuk beson në asnjë nga gjërat që bëjmë ne dhe ka një ushtri në shërbim të tij- para, OJQ, universitete, institucione kërkimore dhe gjysmën e burokracisë në Bruksel. Ai e përdor këtë ushtri për të imponuar vullnetin e tij mbi kundërshtarët, siç me ne hungarezët,” tha Orban.

Sipas tij, Soros mendon se vlerat e krishtera e çuan botën drejt tmerreve të shekullit të 20-të.

“Por në fakt është e kundërta. Vlerat tona na shpëtojnë nga ripërsëritja e historisë. Tmerret e nazizmit dhe komunizmit ndodhën sepse disa shtete perëndimore në Evropën kontinentale braktisën vlerat e krishtera. Dhe progresistët e sotëm po planifikojnë të bëjnë të njëjtën gjë,” tha ai.

About Redaksia2

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply