Seanca ndaj policit/ Avokatja: Prokurorja të kërkojë edhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”

Nga Adriana KALAJA

Sot në orën 10.30 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zhvillohet seanca për caktimin e masës se sigurisë ndaj banditit vrasës të Ëngjëllit 7-vjeçar në Potam.

Sipas informacioneve që kam, Prokurorja ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale nga “vrasje nga pakujdesia” në “vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Si nënë, grua, qytetare dhe avokate i bëj thirrje prokurores të kërkojë EDHE “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal.

Po kështu edhe Gjyqtarit/es.
Ngrihuni në lartësinë e detyrës.
Mos i shërbeni këtij regjimi vrasës.
Ajo/Ai mund të ishte fëmija juaj.
Nesër mund të jetë fëmija juaj.
Bëjini këtë për atë Ëngjëll të pafajshëm dhe prindërit e saj.
Ne nuk e falim gjakun e Ëngjëllit.
Ne kemi të gjithë provat.
Drejtësi për Jonadën.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply