20 mijë të punësuar në OSHEE, anije për energjinë me kosto 700 milionë euro

Eduard Elezi

Ekspert për energjinë 90% e konsumit të biznesit është konsum me çmim të rritur. Tani tendenca tjetër është rritja e çmimit për familjarin dhe biznesin e vogël. Nëse do të kemi një rritje përsëri për biznesin dhe qytetarin, është një katastrofë zinxhir.

99% e konsumit është energji elektrike, pasi çdo biznes me të punon, sepse nuk kemi alternativë gazi. Çfarë ka ndodhur tjetër? KESH ka lidhur një kontrantë për të sjellë dy anije moto-gjeneratorë dhe nuk janë TEC-e.

Është një kontratë e KESH. Këto anije kanë një qira që për 2 vjet shkon 70 milionë euro. Ata konsumojnë një naftë D-2, dhe këtu është e ndaluar të përdoret. Bashkë me naftën shkon një kosto prej 700 milionë eurosh në total. Pse KESH nuk mbaron atë defekt që ka TEC-i i Vlorës. E dyta, pse nuk ndërtohet një TEC i ri afër gazsjellësit.

Me 70 milionë euro qira, mund të ndërtohet një TEC afër 100 mega, aq sa është i Vlorës. Energjia e rinovueshme me panele diellore, ashtu siç janë indiciet e BE, që është përparësi tani edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Nuk është dhënë asnjë leje. Ka miratime paraprake. Shkon ministrja bën shou televiziv. Diku nga 20 mega të ndërtuara në Fier, nuk ka asnjë leje tjetër.

Në këto kushte ku jemi, ku do ta shesin këtë energji. Këta nuk janë transperentë. KESH ka hapur një tender për të blerë platformën për të bërë tenderat e energjisë. Dështoi në shkurt. Çfarë bën këta, ndërtuan një platformë që nuk është transparente. Nga 5-6 mijë punonjës që ka pasur Operatori i Shpërndarjes, ka shkuar në 20 mijë njerëz. KESH me 3 HEC-e ka 2 mijë njerëz në punë. Fryrje e madhe e administratës.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Veliaj jep dorëheqjen, mos na detyro të të flakim prej leckash!

Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i PD, gjartë fjalës së tij në protestën që u zhvillua …

Leave a Reply