U.S. President Donald Trump listens to Vice President Mike Pence address the coronavirus response daily briefing at the White House in Washington, U.S., March 19, 2020. REUTERS/Jonathan Ernst

Mike Pence-Prokurorit të Përgjithshëm: Jep llogari para amerikanëve pse bastise shtepinë e Trump

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Merrick Garland, t’i japë llogari amerikanëve se përse u krye kontrolli në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Pence, i cili është distancuar nga Trump mes spekulimeve se ai mund të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2024, është shprehur se ai ndan “shqetësimin e thellë” për kontrollin e paprecendentë në pronën e Trump.

“Asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara në histori, nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje të tillë në rezidencën personale”, shkroi ai.

Për më tepër, Pence tha se kontrollet “minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”.

“Prokurori i Përgjithshëm, Garland duhet të llogari para popullit amerikan se pse u ndërmor ky veprim dhe ai duhet ta bëjë këtë menjëherë” shtoi ai.

About Redaksia

Check Also

Trump: Radikalët e majtë, rrezik për SHBA, duhet të merret Garda ose ushtria me ata

Donald Trump në një intervistë për Fox News ka deklaruar se kërcënimi i vërtetë për …

Leave a Reply