Ahmetaj firmosi vedimet e qeverisë tre ditë pas shkarkimit!

Adriana KALAJA

Të shohim pak VKM-të e piktorit të dështuar…… Piktori i dështuar, ish-mësuesi i vizatmit është në hall të madh.
Përveç presionit nga Opozita Reale dhe dosjeve kapicë në SPAK, besoj se nuk ia kontrollojnë fare se çfarë dhe sa konsumon….

Ndryshe nuk ka mundësi që ish zv.Kryeministri Arben Ahmetaj i shkarkuar që më datë 24.07.2022, ditën e “madhe” kur u betua Presidenti i Ri, firmos VKM-të deri më datë 27 07.2022.
Pra 3 ditë pas shkarkimit.

Plot 14 VKM.
Nga Nr.496 deri te,Nr.512.
Thua edhe “Tigri” Arben, ashtu si shefi, i firmoste pa i parë shkresat “paf, paf, paf”?
Nuk e di këtë pjesë, por si juriste që jam, ajo që di është fakti se më datë 25 korrik, Ahmetajt i janë ndërprerë marrëdhëniet financiare dhe në mbledhjen e datës 27 korrik (ditë të mërkurë), nëse është bërë ndonjë e tillë, nuk mund ishte pjesë e mbledhjes, pasi në vend të tij ishte Belinda ose siç e njohim La Bella Mafia.

Pyetjet që unë shtroj në këtë rast janë:
1. A është bërë mbledhja e Këshillit të Ministrave më datë 27.07.2022?
2. Pse Arben Ahmetaj firmos VKM-të si zv.Kryeministër kur ai është shkarkuar që më datë 24.07.2022?
Unë e di që atij i qan zemra për atë vend por i thashë,
Zgjidh bashkëjetuesin e duhur që mer vendimet e qeverisë që publikon Rama.
Nuk më dëgjoi…..
Nejse.

Besoj e keni parasysh të gjithë talljen që na bëjnë kur Ministrat e Kabinetit të Ramës dalin e na recitojnë para kamerave, njëjtë si “shoqëria civile”, Vendimet e rëndësishme që merr Këshilli i Ministrave?
Pse nuk ndodhi kjo më datë 27.07.2022?
Pse nuk e pamë të dilte “Tigri” Arben e të na shpjegonte 14 VKM-të që ka firmosur ndërkohë ishte i shkarkuar?
A ka shkresa të tjera kaq të rëndësishme që firmosen pa u parë e që botohen në Fletoren Zyrtare?
Di që për VKM-në e datës 30.07.2021, të kalimit të Truallit të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë, ish Zv. Kryeministri sot “opozitar fermer” Braçja e mori vesh nga media vetëm pas kallëzimit të Aleancës në SPAK.

Mund të ketë me mijëra, por i takon SPAK të hetojë këtë skandal të rëndë dhe të paprecedentë.
Edhe Tigri Arben vetë se nuk i dihet në sa shkresa “ka firmosur” në padijeni.

Kaq të zhytur në llumin e korrupsionit të Ramës të jenë këta Zv. Kryeministra sa jo vetëm nuk dinë çfarë firmosin, por këtë gjë e bëjnë edhe pas shkarkimit të tyre?
Vetëm këtë Fletore Zyrtare të shikoni, kuptoni se çfarë i ka bërë shtetit Edvin Rama.

Imagjinoni sa firma për Teatrin Kombëtar, Inceneratorët dhe shumë aktë të tjera ligjore janë bërë pa dijeninë e firmëtarit.
Me datë 24.07.2022 Edvin Rama zgjodhi të shesë Ahmetajn, por duke vazhduar ta përdorë në mënyrën më kriminale, duke i marë firmën pas 3 ditësh nga shkarkimi.

Nuk është e lehtë të dalësh kundër Teatrit Kombëtar o Tigër Letre.
Si tha në maj të 2020?
Nga varri do i gjejmë e do i nxjerrim 30 milion Eurot e Teatrit të Ri.

Kaluan 2 vjet e jo vetëm Eurot nuk ja dhe mafiozit Erion, por ashru si rastet precedente Erioni si trashëgimtar i Tar(r)asit, ja hapi varrin.
Kështu do ia hapi të gjithëve deri te Edvini përsa kohë ka në krah Kimin dhe Eskortat e saj të “shoqërisë civile”, si dhe SPAK-un që “rri e vështron”.
Ndaj është shumë e rëndësishme që Ahmetaj duhet të kërkojë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Të paktën të dënohet për atë që i takon dhe jo për Ramën, Veliajn apo Agaçin & CO.
Jo për gjë, por ka dhe halle familjare të shtuara këto kohë e procese gjyqësore.

Zoti thotë ndihmo veten që të ndihmoj.
Ndaj, t’i thotë dikush të marrë një taksi se deri në SPAK, me gjithë rritjen e çmimeve 500 lekë reja kushton.
Aq sa linte bashkish te kafja mëngjesit për të bërë shoën e milionerit.
Të shpëtojë çfarë të mundet.
Vetëm duke i shërbyer vendit duke u bërë bashkëpuntor i drejtësisë.
Jo për gjë por ka qënë “promotor” i Drejtësisë së Re.
Nuk duhet të ketë frikë.
Atje e presin ata që këta i zgjodhën vetë.
Nesër do jetë shumë vonë…….

About Redaksia

Check Also

“Mal” abuzimesh te Onkologjiku! Antikorrupsioni i Ulsiut kap në “shkelje” arkëtaren

Nga Boldnews.al Një hetim, megjithëse i përciptë i zhvilluar gjatë këtij viti në Spitalin Onkologjik në …

Leave a Reply