Berisha: Havzi Nela, Vilson Blloshmi janë shenjtorët e letrave tona

Kryetari i PD Berisha i konsideroi Havzi Nelën,Vilson Bloshmin dhe të githë ata që ranë për fjalën e lirësi si shenjtorë të letrave tona. Berisha i bëri komentet në kujtim të 34 vjetorit të ekzekutimit të varjes në litartë poetit Havzi Nela, një nga firmëtarët e këtij urdhri ishte Kristaq Rama.

“Kisha katolike ka dhënë një shembull të shkëlqyer dhe i ka bërë një shërbim të madh kombit, pasi me anë të një procesi shumë serioz arriti të faktojë martirët e saj para selisë së shenjtë. Dhe ne këtu përjetuam një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë tonë kombëtare, vizitën e Papa Françeskut dhe më pas lumnimin e 40 shenjtorëve të mendimit, besimit tek Zoti. Për kulturën tonë e cila është s’bashku me gjuhën filli më kryesor i identiteti tonë, qenies tonë si shqiptar, Havzi Nela, Vilson Blloshmi dhe të gjithë ata të cilët u sakrifikuan për të vërtetën e krijimit të tyre, nuk e pranuan zhdanovizmin si një rrymë e përçudnimit të kulturës në letra.

Ata janë shenjtorë të kulturës dhe letrave tona. Ndaj me vetëdije të plotë se kemi bërë pak për ti vendosur ata në piedestalin ku e meritojnë le ti nderojmë sot Havzi Nelën, me zotimin se do të bëjmë gjithçka që ata të marrin vendin e merituar në kulturën, letrat shqiptare, si heronj dhe martisë të fjalës së lirë”,tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse vetëm Berisha flet për protesta?

Bledi KASMI Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje dhe konferenca vetëm ai …

Leave a Reply