Rexhep Shahu: Havzi Nela, një leksion i madh i qëndresës, nuk e llogariste vdekjen

Botuesi i veprës së Havzi Nelës, Rexhep Shahu, duke folur në takimin për poetin, është shprehur se ai, ka qenë antikomunist pa negocim.

‘Nderimi që i bëni ju e shumëfishon nderin për atë. Havzi Nela është një përjashtim në desidencën shqiptare. Ai ka qenë antikomunist pa negocim, ai nuk e ka llogaritur vdekjen. Thelbi i Havzi Nelës është qëndresa.

Havzi Nela ka shkruar deri në vitin 1983, 6 fletore. Ndërsa fletoren e 7 e ka shkruar në internim në Arrën. Havzi Nela na ka mësuar qëndresën sepse ai në burg, qeli, gjyq ka thënë se, nuk ju dua ju dhe e keqja e këtij vendi është Enver Hoxha.

Havzi Nela është një leksion i madh i qëndresës. E gjithë vepra e tij duhet njohur dhe i ftoj të gjithë njerëzit ta njohin’, u shpreh Rexhep Shahu.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply