Nafta, çmimi i bordit të Ramës është 50 përqind më i lartë se ai i bursës

Kryetari i PD,Berisha deklaroi sot se çmimi i naftës sot në Shqipëri është 50% më i lartë se çmimi në bursë. “Në SHBA, çmimi ka zbritur në 1 dollarë, madje edhe më poshtë, kurse në Shqipëri, vazhdon në nivelet më të larta në botë”,tha Berisha.

Deklarata e Berishës

Naftën, qumështin, bukën, vajin, Edi Rama po i përdor për dy qëllime madhore, pasurimin e tij dhe të klientelës së tij, varfërimin e qytetarëve shqitparë.
Dje nafta ka qenë, ka disa ditë që nafta në bursë është nën çmimin që ka pasur para luftës në Ukrainë, kjo jo rastësisht, sepse presidenti Joe Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës në SHBA.

Përgjysmimi i akcizës së naftës do jetë një nga masat që do ndërmarrë qeveria e ardhshme. Jo vetëm kaq, por edhe subvencionimi i biletave të transportit urban dhe interurban.

Sot ky bord që mbron interesat e Edi Ramës dhe klientelës së tij, cakton një çmim të paktën 50 përqind më të lartë se ai i bursës.
Në SHBA, çmimi ka zbritur në 1 dollarë, madje edhe më poshtë, kurse në Shqipëri, vazhdon në nivelet më të larta në botë.

About Redaksia2

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply