Berisha: Vjeshta do të jetë pranvera e dytë e demokracisë me protesta

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se “vjeshta do të jetë pranvera e dytë e demokracisë me protesta Berisa i bëri komentet në përgjigje të pyetjes se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës. “Ky regjim do të ikë”,tha Berisha duke paralajmëruar protesta të forta në vjeshtë.

Cila është situata në grupin e PD, duke qenë se një pjesë e grupit nuk iu mbështet?

Grupi parlamentar i PD-së është grup i PD-së. Ka diversitet në qëndrime, por në tërësi mendoj se çdo deputet do ti qëndrojë luajal shumicës që e ka votuar dhe do të jetë i përkushtuar në betejën kundër këtij regjimi, i cili dëshmon mungesë të plotë ndjeshmërie ndaj qytetarëve. Në qoftë se do kërkoni ta karakterizoja me dy fjalë të vetme këtë regjim do të thosha: gënjen dhe vjedh; vjedh dhe gënjen.

Si do ta largoni Ramën në shtator? Presidenti duhet të nxjerrë dekretin për zgjedhjet lokale. Si do të hyni ju në këto zgjedhje, do keni 61 kandidatë, apo do ti ndani me Partinë e Lirisë?

Ne e mirëpresim dekretin. Nuk kishte asnjë arsye që të mos dilte që ditën e parë të inaugurimit të presidentit të ri. PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi, sjell primaret të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik janë arritja më e madhe e demokracisë shqiptare. Ne presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë. Kjo do të jetë pas themelimit të pluralizmit politik, risia më e madhe që themelohet në demokracinë shqiptare. E mirëpresim datën. Do të diskutojmë dhe jemi për koalicione, por natyrisht parimi ynë bazë nuk ndryshon: ne jemi për primare. Një gjë është e sigurtë që kandidatët nuk do ti caktojë Sali Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Të premten të flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë dhe me radhë kalbësirat e tjera

“Të premten të flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë për të flakur me radhë kalbësirat e …

Leave a Reply