Berisha thirrje Ramës dhe aksionerëve të fshehtë: Kryemafiozë hiqni dorë, nuk do ta gëzoni pasurinë e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës dhe aksionerëve të fshehtë të aferës së Portit të Durrësit që të tërhiqen. Ai i cilësoi ata si kryemafiozë dhe i paralajmëroi se nuk do ta gëzojnë pasurinë e shqiptarëve.

“A është vetëm kjo gjoba që shqiptarëve u bën Edi Rama me këtë aferë. Kaq e tmerrshme dhe e rëndë është gjoba që Rama u bën, duke i privuar ata nga porti shekullor.

Për fitimet e tij marramendëse, ai ka shpallur se do të ndërtojë një port të ri, i cili shkon afërsisht 2 miliardë euro.

Pra shqiptarët duhet të paguajnë me taksat e tyre ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano, në mënyrë që Rama me kompanitë offshore të përvetësojë 1.5 mln metër katror porti.

Vetëkuptohet 90% të sipërfaqes së ndërtimit, në mos e më shumë, i merr për vete.

Më këtë rast dua ti them Ramës, aksionerëve të fshehtë të kësaj kompanie, përfituesve fundorë, se ju që veproni kështu me një mafioz, jeni kryemafiozë dhe se kurrë nuk do të gëzoni pasurin publike të shqiptarëve në Portin e Durrësit. Hiqni dorë nga kjo aferë superskandal”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply