Superskandali i Portit të Durrësit, Berisha: Rama u lë shqiptarëve 10% të fitimit, merr për vete 90%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama po merr për vete 90% të fitimeve të ndërtimit në Portin e Durrësit dhe po u lë shqiptarëve vetëm 10% të fitimeve.

“Ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh kompaninë, pasi kompania është offshore dhe kjo ështe e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin prona të tilla të shqiptarëve.

Kjo bëhet që Rama dhe bashkëvjedhësit e tij, duan të fshehin fitimet e tyre përrallore nga kjo aferë, në parajsat fiskale të mafias botërore.

Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual.

Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit.

Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …

Leave a Reply