Këlliçi: “Kryeqyteti i Rinisë” që e ka rininë nëpër botë

Nga Belind KËLLIÇI

Tirana e fundit në tabelë! Cilësia më e keqe e jetesës në Europë!  Kështu e rendit Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, duke patur parasysh indeksin e fuqisë blerëse, të ndotjes, të kostos së jetesës, të sigurisë, të kujdesit shëndetësor, të kohës së qëndrimit në trafik, të klimës si dhe raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave.

Tirana e 232-ta nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më parë ishte në pozicionin e 215-të. Pra cilësia e jetesës është përkeqësuar me 17 vende në tabelë.

Çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat e shqiptarëve, ndotja e madhe dhe kujdesi shëndetësor e kanë fundosur Tiranën në fund të tabelës.

Të blesh një apartament në Tiranë është po aq shtrenjtë në raport me të ardhurat si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë apo Mynih, që janë kryeqendrat e zhvillimit perëndimor.
Tirana është qyteti më i ndotur në Europë, në vendin e 242-të.

Në vendin e 181-të nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik.

Në vendin e 231-të për fuqinë blerëse. Ndër qytetet e fundit.

E fundit në Europë për kujdesin shëndetësor. Në vendin e 246-të.

Pavarësisht këtyre të dhënave, Erion Veliaj vijon të “fitojë” çmime ndërkombëtare nga shoqata që paguhen për të dhënë kupa e çmime.

Kryeqyteti i shqiptarëve mbahet peng nga një politikan, i cili punën si kryebashkiak e shikon siç mundësi për të bërë mjaftueshëm para që të blejë Partinë Socialiste, ashtu si veproi Edi Rama në vitin 2005.

Bashkia Tiranë është vetëm një firmë që bën kulla.

Një lavatriçe paresh të pista që e ka qelbur Tiranën me babëzinë për të ndërtuar vend e pavend. I janë qepur kodrave duke zhdukur gjelbërimin, hapësirat për lëvizje dhe parkim, dhe më e keqja, duke e bërë qytetin e parë të pajetueshëm për të rinjtë.

Kryeqyteti Europian i Rinisë e ka rininë nëpër Europë. Të rinjtë që kanë mbetur këtu, në mundësinë e parë do ia mbathnin, për të mos i parë më bojën aktivistit hipokrit që shiti kauzat e tyre për pushtet personal.

About Redaksia

Check Also

Kur punëdhënësi është Soros…

Nga Redin HAFIZI Në një ndër takimet e tij në diasporë Adriatik Lapaj u pyet …

Leave a Reply