Manjani: Kjo qeveri talibaneze duhet shkrirë!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në edicionin e orës 19:00 në Syri Tv deklaratat e Taulant Ballës. Manjani me ironi u shpreh se është e vështirë të parashikosh konkluzionet e darkave të peshkut që hahen tek Gjergj Luca.

Sipas ish-ministrit kemi të bëjmë me një qeveri harbute ndërsa gjuhën e Ballës e quajti të ndyrë e të poshtër. Ai theksoi se opozita duhet të nxjerrë një orë e më parë emrat kandidatë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Sekretarët e partisë duhen larguar, po këto çunat e atyre që kanë firmosur vrasjen e Havzi Nelës e nderon parlamenti i Ballës? Çfarë gjuhe të ndyrë e të poshtër përdorin. Për fat të keq, parlamenti ka dalë nga zgjedhjet por nuk përfaqëson Shqipërinë pluraliste sot.

48 për qind e shumicës elektorale sundon shumicën parlamentare, kjo quhet praktikisht vjedhje elektorale, arsyeja pse kemi këtë pushtet harbut, që nuk ngjan me vende demokratike por të ngjashëm me talebanët.

Deklaratat telebaniste synojnë eliminimin e opozitës në Shqipëri, eliminimin e kundërshtarit politik jo me mjete politike por mjete ekstraligjore e kushtetuese, krijojnë hamendësime me aleanca idiote e të korruptuara me elementë të ashtuquajtur të opozitës. Këta janë talebanë, taleban Rama, taleban Balla.

Opozita përveç denoncimeve e ka me detyrim të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet një orë e më parë.”-tha Manjani.

Ndër të tjera Ylli Manjani tha se vendi ka nevojë për reformë territoriale ndërsa shtoi se nuk ka shpresë që parlamenti i Ramës të jetë zgjidhës i problemeve të Shqipërisë e shqiptarëve.

“Parlament hajdut, talebant që nuk përfaqëson shqiptarët. Duhet shkrirë një orë e më parë për të ndërtuar diçka më përfaqësuese”, tha Manjani.

About Redaksia

Check Also

Përplasje të forta në Këshillin Bashkiak të Himarës, pështyhet në fytyrë i deleguari i Ramës

Tensione të ashpra sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Siç shihet nga pamjet …

Leave a Reply