Rruga e gjatë e përplasjes midis NATO-s dhe Rusisë

Martesa që NATO dhe Rusia patën mbajtur në 2002 në Pratica di Mare ka rënë me kohë. Ngjitësi i luftës kundër terrorizmit islamik nuk ka mjaftuar ta ndalë devijimin e Moskës drejt kërkimit të një sfere të rigjetur influence. Nëse zgjerimet në lindje të Aleancës Atlantike mund të kenë pasur një peshë në prishjen, përcaktuese ka qenë vullneti rus për t’u kthyer në rolin e fuqisë së madhe kontinentale. Një projekt ku Ukraina luan një rol themelor.

Dukej një martesë e arrirë. E celebruar midis Aleancës Atlantike dhe Federatës Ruse më 28 maj 2002, në Itali, në Pratica di Mare, pas një fejese 10 vjeçare. Bazat ishin: NATO dhe Rusia kishin qenë bashkë në Bosnje, kishin rregulluar pakashumë prishjen mbi Kosovën, kishin konkluduar Founding Act në 1997 dhe, pas 11 shtatorit, qenë bashkuar nga kërcënimi i një armiku të përbashkët, terrorizmit islamik. Në harkun e 20 viteve raporti është ndryshkur, pastaj është prishur, deri sa të bëhej i deklaruar antagonist dhe ta çonte NATO dhe Rusinë në pragun e luftës. Në pikën që të evokonte Luftën e Tretë Botërore dhe, me frekuencë të papërgjegjshme nga ana e Moskës, armën bërthamore. Kremlini ka prishur me maturi retorikën e ruajtur në mënyrë religjioze gjatë Luftës së Ftohtë, sidomos pas krizës së raketave të Kubës të 1962. Sot konfrontimi midis NATO dhe Rusisë është më ballor dhe drejtpërsëdrejti i armiqësor nga sa nuk ishte atëhere. Në planin e sigurisë europiane jemi “më keq se më parë”; më më parë e nënkuptuar si në kohërat e sfidës planetare midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

Devijimi i pllakave gjeopolitike

Si ka ndodhur ky përkeqësim dramatik i një raporti që Pratica di Mare dukej se kishte salduar? Do t’u takojë historianëve ta sqarojnë rrëmujën. Në të nxehtë mund të bëhen vetëm dy urdhëra me konsiderata. E para është e lidhur me rikthimin prepotent në lojë të fuqive të madha në ekuilibrat ndërkombëtarë. Jo se ishte zhdukur ndonjëherë, por në Pratica di Mare ishte në plan të dytë. Në 2002 Rusia ishte e dobët, Kina po shfaqej ekonomikisht, por nuk sfidonte politikisht, terrorizmi ishte kërcënimi dominues dhe shërbente si ngjitës. E dyta është se e ardhmja e raporteve NATO – Rusi dhe e aseteve të sigurisë europiane do të artikulohet në funksion të rezultateve të luftës ukrainase, e ekuilibrave që do të vendosen midis Kievit dhe Moskës dhe e rreshtimeve të reja që ravijëzohen, sidomos me hyrjen e mundshme të Finlandës dhe të Suedisë në Aleancë. Janë të gjitha të oanjohura që peshojnë shumë mbi perspektivat e raporteve Rusi – NATO.

Gjëja e vetme e sigurtë është se lufta – dhe mënyra me të cilën Rusia e ka filluar, kryer dhe vazhduar, nga agresioni i paramenduar tek tmerret në terren – nuk mundëson as rikthimin e stadeve të ndërmjetme të bashkëpunimit, për të mos folur për idilin e shkurtër të Pratica di Mare. Raporti shkon drejt një ngrice të thellë, që nuk e përjashton dialogun, për shembull në fushën kontrollit dhe kufizimit të armatimeve, por duke mbetur dialog midis armiqsh. Me pak fjalë, mund të qëndrojnë në paqe duke u shikuar qenshe. Asgjë e re për një aleancë mbrojtëse si NATO që e ka frenimin në ADN e saj, por është një ndryshim skenari radikal për politikën e jashtme italiane që ndaj Rusisë kishte në Pratica di Mare një pikë kardinale. Sërish në 2018, në kulm të regjimit të sanksioneve kundër Moskës pas aneksimit të Krimesë dhe të rrëzimit të fluturimit MH17 nga ana e rebelëve prorusë të Donbasit, në Itali kishte një shkollë mendimi e bindur se “shpirti i samitit historik të 2002 është më shumë se aktual”. Përjashto rastet e filorusizmit patologjik, kjo optikë është sot e pamundur. Atëhere, megjithëse duke ju përgjigjur logjikave të kuptueshme ekonomike kombëtare, pasqyronte një miopi të përhapur – kush shkruan nuk bën përjashtim – mbi spostimet e pllakave tektonike në zhvillim gjatë 2002.

Pllakat tektnonike lëvizin me ngadalë, por në mënyrë të pandalshme. Kur përplasen, del Himalaja. Lufta ukrainase është rezultati i këtij procesi që e çuar pllakën Rusi të përplaset me atë ukrainase, duke e dëmtuar indin e raportit NATO – Rusi. Ky proces ka ndodhur me etapa, përpara syve të të gjithëve, por pa realizuar plotësisht se ku çonte secila etapë. T’i rindërtoje mundësonte të hiqje shtegun e luftës së Vladimir Putinit, përndryshe e pakuptueshme në një logjikë italiane, europiane dhe perëndimore. Presidenti rus kishte ecur prej kohësh. Ne nuk e kemi kuptuar ose kemi preferuar që të mos e kuptojmë.

Nga Pratica di Mare në Mariupol

Rrugëtimi nga Pratica di Mare në Mariupol artikulohet në 3 faza, të shënuara nga dy pika kthese. Në të parën, nga 2002 në 2008, barometri mbetet tendencialisht nga moti i mirë; perturbacionetë fillojnë të akumulohen rreth samitit të NATO të Bukureshtit për të zbritur në një pikë prishjeje me pushtimin e Gjeorgjisë. Në të dytën, nga 2008 në 2014 – 2015, nuk zbret kurrë përtej variablit për të percipituar në patjetër mot të keq me revoltën demokratike të Maidanit dhe ndërhyrjet ruse në Krime e Donbas. Presioni i ulët i qëndrueshëm i xhiros së tretë në uragan më 24 shkurt, kur trupat ruse kalojnë kufijtë dhe linjat ndarëse për ta sulmuar Ukrainën. Raporti NATO – Rusi hyn kështu në syrin e një cikloni që nuk kontrollohet.

Fillimisht, Moska dhe Aleanca duken se kanë gjetur një modus vivendi reciprokisht të pranueshëm. Në 2003 Iraku e çan Atlantikun dhe hedh sherr brenda NATO, por i kursen raportet me Rusinë. Putini ndodhet në pozicion komod për t’i bërë një opozitë të “butë” neo-conëve të Uashingtonit prapa ekranit të Chirach dhe Schroeder. Me zgjerimin e madh europian të 2004 (Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Rumani, Sllovaki dhe Slloveni) kalimi i vendeve të ish Traktatit të Varshavës në anën atlantike është kompletuar, me shtojcën e vendeve balltike ish Bashkim Sovjetik që e çon NATO në kufirin me Rusinë. Moska nuk e pëlqen aspak, por e pranon dhe nuk kundërshton. Të çarat filloinë të dalin lakuriq dhe konvergojnë përreth samitit të NATO të Bukureshtit të marsit 2008.

Qysh një vit më parë, atmosfera e Këshillit NATO – Rusi ndotet nga kundërshtia e programit të mbrojtjes raketore të administratës Bush. Sipoas rusëve, do të ndryshonte ekuilibrin bërthamor strategjik, por prapa perdes së tymit të një projekti që nuk e pa kurrë dritën, prishja më e fortë vjen nga vendimi unilateral i Rusisë për të pezulluar detyrimet e Traktatit të Forcave Konvencionale në Europë (CFE), e iratuar me dekretin presidencial të 14 korrikut 2007. Limitet e forta dhe mekanizmat e njoftimeve dhe inspektimeve reciproke e bënin CFE një shtyllë të sigurisë europiane dhe volan të besimit reciprok. Duke u çliruar nga kufizimet e CFE, Rusia rifiton një liri manovre. Nëse do t’i shërbejë shpejt dhe në mënyrë të përsëritur. Në klimën e pas Luftës së Ftohtë, NATO – ashtu si edhe Uashingtoni kryeqytetet europiane dhe të Bashkimit Europian – e nënvlerëson daljen e Moskës nga CFE. Rusia është ende ushtarakisht e dobët në kapacitete konvencionale, sigurisht jo të konsideruara në shkallën e përfaqësimit të një sfide për Aleancën dhe, për pasoj, të përbëjë një kërcënim për sigurinë europiane. Në realitet, duke i hedhur në kosh detyrimet e CFE, Putini hedh bazat e ndlrhyrjeve ushtarake në Gjeorrgji dhe në Ukrainë, pse jo edhe rifillimin e manovrave të shpeshta në stil të madh në kufijtë e NATO.

2008 është një vit kyç në raportet NATO – Rusi. Samiti i Bukureshtit mbahen pas një muaji nga deklarata e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt), e urryer nga Moska. Objeksionet ruse nuk janë marrë në konsideratë: një irritues më shumë. Në axhendë është një zgjerim tjetër. Kandidatët janë Tirana, Zagrebi dhe Shkupi. E fundit nuk do të kalojë prej vetos greke lidhur me emrin; do t’i duhet të presë nja dhjetë vjet dhe t’i shtojë “Veriore” Maqedonisë. Është mbrojtja raketore, kënga e lejlekut e George Bush, dhe propozimi për t’i dhënë Gjeorgjisë dhe Ukrainës paradhomën e hyjres në NATO: Membership Action Plan (MAP). Moska bën me dije se ky i fundit është pasi vërtet i vetëm i papranueshëm, duke hequr kështu një vijë të kuqe mbi kufijtë e ish Bashkimit Sovjetik.

Lëvizjet e para mbi Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Në Bukuresht shtytja e fortë amerikane për MAP ndeshet me kundërshtitë e opozitës franko – gjermane. NATO vendos për konsensusin dhe konsensus nuk ka. Për të mos zhgënjyer krejtësisht Kievin dhe Tbilisin – dhe mos paragjykuar riqepjen transatlantike midis administratës së dytë Bush dhe ndryshimit të gardës së ndodhur në Paris (Nicolas Sarkozy) dhe Berlin (Angela Merkel) – gjen një kompromis akrobatik verbal në komunikatën finale: asnjë MAP sot, por membership nesër. E nesërmja është e papërcaktuar, por vija e kuqe e Moskës është shënuar. Në të njëjtën kohë, Kievi dhe Tbilisi mbesin pa asnjë garanci mbrojtjeje kolektive në ndjekjen e zgjedhjes për ta konsoliduar pavarësinë dhe identitetin kombëtar passovjetik duke u afruar me territorin euro – atlantik. Gjeorgjianët do ta kuptojnë të parët, kur bien në kurthin e provokimeve ruse nga Oshecia Jugore dhe pësojnë një minipushtim në gusht. Ukrainasit qëndrojnë një limbo deri në 2014, kur pa asnjë goditje vdekjeprurëse Moska do të aneksojë Krimenë, për të nxitur më pas separatizmin në Donbas dhe, në fund, të shkaktojë luftën e pushtimit pa pse dhe pa 24 shkurtin e këtij viti. Çdo herë NATO proteston, dënon, ndihmon gjeorgjianët, por nuk ndërhyn.

Lëvizja ruse ndaj Krimesë e 2014 nuk do të ketë ardhur si surprizë. Kishte qenë e paralajmëruar. Bukureshti është edhe samiti i fundit i NATO ku merr pjesë Vladimir Putini. Presidenti rus vjen në kryeqytetin rumun për Këshillin NATO – Rusi, me punimet tashmë të filluara. Komunikata finaëe sapo është hartuar: Gjeorgjia dhe Ukraina “do të jenë anëtarë të Aleancës”. Në publik, Putini do ta maskojë mirë irritimin, por u kujton të gjithëve në plenare se Krimeja që një “dhuratë” e Bashkimit Sovjetik. Sekretari i Përgjithshëm ukrainasi Nikita Hrushovi, për Kievin. Fjalët e tij bien në hutimin e përgjithshëm. Lufta e fundit e gushtit e sposton pastaj vëmendjen mbi Gjeorgjinë, por paralajmërimi ka qenë.

E çara e hapur midis Rusisë dhe NATO më 2008 shtohet, por nuk thellohet në sezonin e mëparshëm të reset të nisur nga administrata e re amerikane e Barack Obama. E favorizon kalimi bashkëkohës i dorëzimeve në Moskë midis Vladimir Putinit dhe Dmitry Medvedevit, më shumë i dukshëm sesa real: të gjithë e dinë se Putini do të jetë buratini, por presidenti i ri do të ketë ndonjë hapësirë manovre. Uashingtoni lëviz me shpejtësi në zëvendësimin e programit mbrojtës raketor të administratës Bush me shumë më pak invazivin European Phased Adaptive Approach (EPAA). Përgjigja ruse është e mekur. Moska do të donte të ridiskutonte të gjithë arkitekturën e sigurisë europiane dhe niste një negociatë që tentonte të rikuperonte një zonë ekskluzive influence. Uashingtoni dhe NATO nuk presin dhe propozini përfundon në një binar të vdekur. Reset nuk është megjithatë i privuar nga rezultatet. Në pranverën e 2011, Rusia nuk i kushton vëmendje sirenave të Muammar Gheddafi dhe abstenon për Rezolutën Nr. 1973 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke i dhënë faktikisht rrugën e lirë operacionit “Unified Protector” të Aleancës që do ta rrëzojë regjimin e Kolonelit libian.

Një zgjedhje e delfinit jo krejtësisht e pranuar? E sigurtë është se kur merr frenat e presidencës, në 2012, Vladimir Putini nuk është më i gatshëm të bëjë skonto. Bllokon Këshillin e Sigurimit mbi Sirinë. Në 2015 skarton bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, të cilin John Kerry dhe Sergey Lavrov po lodhen së negociuari, për të ndërhyrë ushtarakisht në mbështetje të Bashar al-Assad. Në ndërkohë, kriza ukrainase e 2014 kishte shkruar tashmë aktin e vdekjes së reset. Por detonatori nuk kishte qenë NATO. Administrata Obama i kishte ndotur shumë kandidaturat e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, të bëra më shumë një ritual sesa një objektiv i fiksuar. Nga ana e tij, në Kiev presidenti i ri prorus Viktor Janukoviç fillimisht synonte mbi marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Europian. Nyet i Moskës edhe ndaj Bashkimit Europian e bën këtë të fundit të ndryshojë kurs me shpejtësi, sheshi ukrainas revoltohet, Janukoviçi ia mbath, Rusia anekson Krimenë dhe nxit Luhanskun dhe Donjeckun. Fillon kështu lufta e gjatë shkattëruese midis Moskës dhe Kievit që është bërë luftë e hapur me pushtimin rus të 24 shkurtit.

Aleancë mbrojtëse, NATO e ngre menjëherë rojën antiruse duke filluar nga 2014. Frikësimi bëhet fjalë e ditës e të gjitha samiteve të mëpasme (Kardif, Varshavë, Bruksel, Londër, Bruksel) dhe i masave ushtarake në frontin lindor, në veçanti me Enhanced Forward Presence. Këto të fundit janë patjetër të kufizuara me perimetrin e Aleancës. Ukraina është jashtë dhe aty mbetet. Është bërë pesha e rëndë në raportet politko – diplomatike me Rusinë, por NATO mbetet në margjinat e ekranit. Është Bashkimi Europian ai që sanksionon Moskën; janë Parisi dhe Berlini që trajtojnë marrëveshjet – e pazbatuara – të Minskut me Moskën dhe Kievin në formatin Normandi. Kurse NATO, kandidaturat si ukrainase, ashtu edhe gjeorgjiane, mbesin në letrën e Bukureshtit megjithëse rrëshqasin në çinteresimin e thellë të administratës Trump. Joe Biden, që e do një pauzë me Rusinë për t’u përqëndruar mbi Kinën, ruhet mirë t’i rifillojë.

Arkitektura e ardhme e sigurisë

Kur historianët do të kërkojnë shkaqet e luftës së mallkuar të shpërthyer nga Vladimir Putini kundër Ukrainës do të duhet të shikojnë më shumë në lindje sesa në perëndim. Cilët kanë qenë moskuptimet e akumuluara midis NATO dhe Rusisë në 20 vitet e fundit, gjeneza e luftës duhet kërkuar në Moskë. Për Vladimir Putinin nuk është edhe aq që NATO nuk duhet të vijë në lindje, është Ukraina që nuk duhet të shkojë në perëndim. I është ndaluar ta kalojë vijën e kuqe të paralajmëruar në Bukuresht. Kievi nuk duhet të dalë nga koni i hijes së gjatë të Ariut rus për t’u afruar me pjesën tjetër të Europës. Për presidentin rus problemi i vërtetë është pavarësia e Ukrainës, ende jo e metabolizuar 30 vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik, aq më shumë se demokratike dhe e shoqëruar me shtetin e së drejtës, pra potencialisht infektuese. Për refleks, idem për Gjerogjinë apo Moldavinë, por Kievi mbetet i rëndësishmi. Qasja e Bashkimit Europian, shpesh e tallur nga Vladimir Putini që nuk e kupton, kërcënon stabilitetin e brendshëm e regjimit putinian dhe projektin e restaurimit si fuqi e madhe kontinentale.

Kjo e fundit thërret në lojë NATO. Nëse edhe Kievi do të zgjedhë neutralitetin (me garanci të hekurt), Aleanca Atlantike do të mbesë nyje e domosdoshme e sigurisë europiane. Çfarë do të ndodhë me raportet NATO – Rusi? Bashkëpunimi është zhdukur, Rusia jo. Binomi frenim – dialog do të ruhet ka mundësi në konceptin e ri strategjik që duhet të adoptohet në samitin e Madridit të 29 qershorit, por njëri është imperativi kategorik; tjetri një rrugëtim në ngjitje, megjithëse është e nevojshme në mos tjetër për planin e kontakteve ushtarake dhe kontrollin e armatimeve. Kur rrethanat do ta lejojnë, do të kthehet të flitet me Moskën edhe për arkitekturën e ardhshme të sigurisë. Nuk është një temë që mund të përballohet pa Rusinë në tavolinë, por Moska do tëulet me një handikap të rëndë, gjeostrategjik, resursesh dhe, mbi të gjitha, besimi. Kush është shkaku i sëmundjes së saj…

Për sa i përket raportit NATO – Rusi, martesa e Pratica di Mare është mbyllur me një divorc të vështirë prej një papajtueshmëri themelore karakteri. NATO është antiteza e zonës së influencës të cilën e aspiron Vladimir Putini. Qç ngatërron aleancën vullnetare me nënshtrimin. Nuk ka dyshim se Aleanca Atlantike e mban lidhur Europën me Shtetet e Bashkuara, por prej zgjedhjes europiane. Janë europianët ata që duan t’i mbajnë amerikanët “in” dhe të preokupohen kur ato bëjnë të largohen drejt vendesh të tjera. Në NATO ka liri mospranimi – që mund të bllokojë Aleancën dhe politika të jashtme kombëtare eksentrike: pyesni Francën apo Turqinë e Rexhep Taip Erdoganit. Në ¾ e hekullit historie atlantike nuk janë parë kurrë tanke amerikane përreth kryeqyteteve europiane për t’i vënë në rregull. Në ndryshim nga Budapesti, Praga dhe, tani, Kievi. Kjo është diferenca midis “aleancës” dhe “zonës së influencës” që Kremlini deri më tani akoma nuk e kupton.

(nga Aspen Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply