Berisha: 90% e shkollave pa ngrohje, Veliaj shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat

Kryetari i PD, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Berisha tha se, është i papranueshëm zëvëndësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukimin, por militantizëm të një partie që publikisht është larguar nga rregullat e lirisë.

“Në rast se marrim infrastrukturën, është përsëri në rrënim. 90 për qind e shkollave nuk kanë ngrohje, as shkollat në Tiranë sepse kryebashkiaku Veliaj shpenzon 10 mln euro për dezinformim në media, për furçe të pseudo personalitetit të tij, nuk i shpenzon këto para për ngrohjen në shkolla të fëmijëve të Tiranës. 70 për qind e shkollave nuk kanë as ujë të rrjedhshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama shpenzoi 30 mijë euro për të shkuar në Korçë me dy helikopterë, qytetarët ta gjuajnë me vezë e domate

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama shpenzoi 30 mijë euro për të …

Leave a Reply