Berisha: 208 mijë nxënës dhe studentë më pak krahasuar me 9 vite më parë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Berisha tha se, numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona krahasuar me 9 vite më parë.

“Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit.

Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre.

Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material.Më tej kreu i PD tha se është i papranueshëm zëvëndësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukimin, por militantizëm të një partie që publikisht është larguar nga rregullat e lirisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply