Berisha: Dhunimi i votës e bën të pashpresë shoqërinë! Të çlirohemi nga ky regjim!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me mësues të arsimit parauniversitar deklaroi se regjimi i Edi Ramës përdor dy armë kundër qytetarëve shqiptarë, vjedhjen dhe mashtrimin. Berisha tha se, dhunimi i votës e bën të pashpresë shoqërinë.

“Gjithçka që ne numërojmë deri nesër në mëngjes, origjinën e ka tek dhunimi i votës së lirë. Sepse ajo e bën të pashpresë shoqërinë, ajo e pengon ndryshimin. Në historinë e demokracisë qeveritë kanë platforma të ndryshme. Atyre zgjedhësit u presin faturën sipas mendimeve, vlerësimeve që ato kanë, kurse kësaj qeverie që ka vendosur bandat, paratë e drogës, patronazhistët, kjo qeveri votën pothuajse e ka formalizuar. Ne dhe në diktaturë votonim çdo katër vjet, atëherë nga frika votonin për diktatorin, sot nuk ka rëndësi sepse e zgjidh ai me paratë e drogës, me patronazhistin.

Ne duhet të bëjmë gjithçka në një mision që të çlirohemi nga ky regjim i cili përdor dy armë kundër nesh, mashtrimin dhe vjedhjen. Do ju jap një shembull. Në vitin 2005-2013, duke zbritur inflacionin, rrogat e mësuesve janë rritur 107%, 130% shkonin bashkë me inflacionin. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, janë rindërtuar në arsim 1300 objekte.

Buxheti i shtetit është identik me buxhetin e familjes. Për t’i realizuar të gjitha këto, ne morëm 4% të PBB. Ishte 58.2%, shkoi në 64.4%. Kanë marrë borxh mbi 40%. Borxhi ka kaluar nga 66% në 107%. Ku janë rrogat e mësuesve, të mjekëve, të infermierëve? Me këtë borxh, rrogat tuaja mund të rriteshin 3 herë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply