Meta nga Vlora: Përmbysja demokratike do të ndodhë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u ka dhënë sot direktivat strukturave të partisë në Vlorë.

Ai tha se pret një angazhim maksimal, dhe shtoi se është i gatshëm të shkojë në Vlorë sa herë të jetë nevoja që tu jepet zë problemeve.

“Na duhet punë me gratë dhe të Vlorës janë të zonja, ti bëjmë për vete ti përfshijmë që të kemi një lëvizje sa më të fortë në këtë drejtim dhe me personalitete që bashkohen me kauzat tona, pak rëndësi nëse votojnë apo jo për ne.

Triumfi i kauzave garanton përmbysjen demokratike që do të ndodhi. Duke triumfuar kauzat ne do të jemi në pozita shumë më të mira dhe me shumë përgjegjësi për vendin e Vlorën.

Zgjedhjet lokale nuk i shtyjmë dot siç nuk i shtymë kur nuk na u regjistrua Luli. Mund të ndodhë të bëhen para ato të përgjithshmet, dhe meqë nuk kemi përfaqësues në Këshillin Bashkiak duhet që tani monitoruar puna e pushtetit lokal dhe problemet duhet ngritur në opinion publik.

Hipotekat, tjetërsimi i pronave dhe probleme të tjera që ka. Jam i angazhuar të vi në Vlorë sa herë duhet për tu dhënë zë këtyre problemeve. Pres angazhim të fortë nga të gjithë ju, dhe angazhimi im do të jetë më i fortë se kur krijova LSI. Atëherë isha i shqetësuar se PS po bllokonte integrimin, por tani vihen në diskutim pasuritë, kufijtë e Shqipërisë e Kosovës, motivimi është i jashtëzakonshëm dhe kërkoj nga të gjithë të marrin sa më shumë përgjegjësi, në betejë e dini se dal vetë i pari dhe e bëj luftën me shumë kënaqësi kur është e drejtë dhe për interes kombëtar dhe pres të kemi një përkrahje të madhe në Vlorë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.