Berisha: Veliaj i ndërton shkollat me 2.2 milionë euro, BE me 620 mijë euro

Kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me mësues të arsimit parauniversitar deklaroi se vjedhjet e Erion Veliajt nuk kanë të ndalur. Sipas Berishës, Erion Veliaj ndërton një shkollë me 2.2 milionë euro ndërsa Bashkimi Europian i ndërton me 620 mijë euro.

Sipas Berishës, BE nuk ia jep fondet për ndërtimin e shkollave qeverisë shqiptare ndërsa shtoi se infrastruktura në arsim është katastrofë.

“Veliaj ndërton shkolla me 2.2 milionë euro. BE nuk ja dha fondin e ndërtimit të shkollave qeverisë shqiptare, por ngarkoi organizatën e OKB për zhvillim për të mbikëqyrur ndërtimin e shkollave në Shqipëri.

Me paratë e taksapaguesve europianë ndërton 620 mijë euro shkollën. Veliaj për të vjedhur me partinë e tij ndërton me 2.2 milionë euro një shkollë. Prandaj Tirana s’ka ngrohje në shkolla dhe janë me tre turne. Mora shkollat, por ka dhe vjedhje të tjera më të mëdha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjermani del hapur kundër planit Rama-Vuçiç

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se qëndrimi i shtetit gjerman për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *