Rikthim në CECA

Ju kujtohet Komuniteti Europian i Qymyrit dhe i Çelikut? Lufta dhe kriza energjitike na shtyjnë prapa me 50 vjet.

Në 1950 Jean Monnet ishte i bindur se një luftë tjetër në Europë ishte e pashmangshme. Në Korenë e Jugut Shtetet e Bashkuara konfrontoheshin me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën, të dy fuqitë komuniste, por në Kontinentin e Vjetër qenë kthyer të ridëgjoheshin ulërima kërcënuese. Fati i Rhurit dhe i Saarit kishin rihapur plagë të vjetra midis Francës dhe Gjermanisë ose më mirë Republikës Federale Gjermane, duke evokuar kujtimet e 1870, 1914, 1940. Aspak magistra vitae, historia po përsëritej. Funksionari i lartë francez e kishte ndarë jetën e tij midis kompanisë së familjes, Monnet Cognac prodhuese e distilatit të famshëm të rrushit të bardhë, dhe shërbimit për vendin e tij. Qysh në 1943, ndërsa në Algjeri merrte pjesë në lindjen e Komitetit të Çlirimit Kombëtar të drejtuar nga Charles de Gaulle, kishte paralajmëruar se Europa ishte rindërtuar duke privilegjuar interesat e shteteve të veçanta kombëtare, nuk do ta gjente kurrë paqen. Pas humbjes së Adolf Hitlerit, Franca kontrollonte dy rajonet kryesore gjermane të prodhimit të qymyrit dhe çelikut dhe ua kishte nënshtruar rilançimit të objektivave të planit pesëvjeçar të përpunuar pikërisht nga Monnet. Saari, veçanërisht i pasur me qymyr, ishte një protektorat francez; në realitet “një koloni”, akuzonte kancelari Konrad Adenauer, dhe tensionet rriteshin dora dorës që RFGJ fitonte konsistencë (në 1949 ishte miratuar edhe kushtetuta e quajtur Ligji Themelor). Është kështu që vigneron gjenial i bërë politikan, diplomat, teknokrat, koncepton një projekt vizionar: të europianizojë qymyrin dhe çelikun, duke ia hequr synimeve të çdo vendi të veçantë, përfshi Francën dhe Gjermaninë. Propozimi, i adoptuar nga Robert Schuman, bëhet bërthama e parë e asaj që hap pas hapi, krizë pas krize, do të jetë Bashkimi Europian; në fakt, ministri i Jashtëm francez është eksplicit qysh nga fillimi: vënia e përbashkët e prodhimit të qymyrit dhe çelikut do të jetë themeli i një federate europiane dhe i paqes në kontinent.

Në 1952 Monnet emërohet president i Autoritetit të Lartë Gjyqësor që udhëheq Komunitetin Europian të Qymyrit dhe të Çelikut, detyra është që të menaxhojë bashkë resurset kyçe për rindërtimin dhe rritjen industriale, megjithatë është menjëherë e qartë qasja politike e tij: të hap në sovranitetet kombëtare një të çarë mjaftueshmërisht të kufizuar që ta mund të pranohet nga shtetet e veçanta, por mjaftueshëm e thjellë sa t’i sjellë shtetet në unitetin e nevojshëm për garantimin e paqes. CECA është një institucion me një asamble, një komision, një këshill, domethënë një arkitekturë që parafiguron atë të Komisionit Ekonomik Europian të ardhshëm, CEE, dhe më pas atë të Bashkimit Europian, si edhe me një aftësi të sajën të financimit të marrë nga bilancet e vendeve të veçanta anëtare. Traktati ka skaduar në 2002, por sot, ndërsa Europa nga Atlantiku deri në Detin e Zi i duhet të bëjë bashkë të gjitha resurset për të mos i ceduar shantazhit të Rusisë putiniane, mund të rifillojë nga CECA, duke rikuperuar shpirtin e saj dhe, për shumë aspekte, telajon e saj. Vërtet jetojmë në kohë të errëta “kur të flisni për pemë është thuajse një delikt, pasi mbi shumë masakra sjell heshtje”. Kështu duhet të diskutojmë për qymyrin dhe jo vetëm të flasim, por duke përdorur në mënyrë më të gjerë. Qymyri kundër krizës energjitike e provokuar nga lufta dhe nga sanksionet. Çeliku për mbrojtjen e përbashkët, për një mburojë kundër kërcënimit që vjen nga stepat lindore. Sot i shtohet edhe gruri, pasi nga Ukraina dhe nga Rusia vjen pjesa më e madhe e kokrrave të konsumuara në pjesën tjetër të Europës. Qymyr, çelik, grurë, materiale të lashta për një luftë moderne të luftuar me parime arkaike, thuajse tribale.

Rusia kishte konceptuar tashmë në dekadën e kaluar të bëhej një fuqi hegjemone në Europë jo vetëm në gaz, por edhe në siderugji. Objektivin e parë e ka arritur. Të dytin jo pas në tentativën për të blerë Arcelor duke përdorur si levë çelikerinë e dytë italiane, atë të Piombino në dorën e ruses Severstal, ka dështuar me ndërhyrjen e indianëve të Mittal të mbështetur nga financa anglosaksone. Kanë hyrë në skenë fuqitë e reja industriale, tregu është diversifikuar, rrjeti është artikuluar dhe specializuar, në këtë pikë bëhet shumë e vështirë predominimi i një grupi të vetëm apo i një vendi të vetëm deri në produktin bazë. Megjithatë industria siderugjike merr sot një vlerë kryesore që përfshin sigurinë kolektive, aspekt që dukej i tejkaluar në botën e sheshtë të paqes së përjetshme dhe të globalizimit.

Çeliku është një lidhje e hekurit me qymyrin (në masën 2%, më shumë bëhet gizë), kështu që ka nevojë për atë material të zi, të pluhurt, tymues, me pak fjalë të qymyrit, gur sedimentar i formuar rreth 300 milion vite më parë nga djegia e ngadaltë e pyjeve të gllabëruara nga uji dhe nga toka. Ekziston në katër forma të ndryshme: antracit, bituminoz, linjit dhe qymyr subbituminoz, sipas niveleve të qymyrit dhe të nxehtësisë së prodhuar nga djegia. Përveç qymyrit dhe hidrogjenit, mund të përmbajë elementë të tjerë midis të cilëve squfuri, oksigjeni dhe azoti. Është i akuzuari numër një në procesin kolektiv për ndotjen e ajrit dhe të efektit serë, por kthehet në qendër sot nën goditjet e ushtrisë ruse. Pasi mënyra më imediate për të kompensuar nafëtn dhe gazin e Moskës është të përdoret qymyr tjetër në centralet elektrike dhe në ngrohjen urbane. Një zgjedhje aspak e mirëqenë, e nënshtruar ndaj një pafundësie vetosh dhe rezistencash. Me problemet mjedisore serioze, shoqërohet një pengesë tjetër akoma më e vështirë për t’u shmangur: 55% e lëndës së parë të importuar në Europë vjen nga Rusia, prodhues kryesor në Kontinentin e Vjetër. Me vendburimin e dytë më të madh në botë, furnizon rreth 170.9 milion ton, 2/3 e të cilave të konsumuara në tregun e brendshëm. Prodhimi i qymyrit kishte zbritur pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, por nga 2008 e këtej është ngritur lehtësisht, pavarësisht se është rritur varësia nga gazi natyral. Menjëherë më pas vjen Kazakistani me një prodhim prej 55.3 milion tonësh, një prej eksportuesve kryesorë në Europë: lënda e parë është në basenet e mëdha si Karaganda, Ekibastuz, Turgay dhe Maikuben. Polonia është në vendin e tretë me 55 milion ton. Rezervat janë kryeisht linjiti dhe qymyri fosil në Silezinë e Sipërme dhe në zonën përreth Lublinit.

Sipas të dhënave Eurostat, prodhimi i qymyrit është në rënie nga 1990 e më pas me një rënie prej 56 milion tonësh në 2020 dhe një konsum prej 144 milion tonësh; sigurisht ishte pandemia, por megjithatë bëhet fjalë respektivisht me 80% dhe me 63% më pak respektivisht 30 viteve më parë. Nëse shtohet edhe numri i vendeve që e prodhojnë në Bashkimin Europian, nga 13 në vetëm 2: përveç Polonisë (nxjerr 96% të qymyrit fosil) dhe Republikës Çeke. Gjermania që ka një potencial prodhues prej 170 milion tonësh, gëzon një primat historik: shfrytëzimi tregëtar ka filluar në mesin e shekullit të XVIII pikërisht në Ruhr dhe akoma sot mbetet burimi kryesor i elektricitetit. Vitin e kaluar ka përfaqësuar rreth 42% të miksit energjitik. Një rritje e fortë respektivisht me 26.4 të një viti më parë. Kuota për të prodhuar elektricitetin, shpjegon Zyra Federale e Statistikës, në tremestrin e tretë të 2020 ishte në 26.4%, ndërsa atestohej në 27.1% në gjysmën e parë të 2021. Zëvendëskancelari, i gjelbëri Robert Habeck, ka njoftuar kundër partisë së tij qëllimin e tij për të krijuar rezerva strategjike kombëtare. Edhe Franca i ka bërë rekurs qymyrit, pavarësisht se 70% e elektricitetit furnizohet nga centralet atomike të cilat e kanë arritur maksimumin e kapaciteteve të tyre. Presidenti Emmanuel Macron kishte premtuar t’i ndalonte impiantet e fundit me qymyr brenda 2022. “Stabilimentet e Le Havre dhe Gardanne tashmë janë mbyllur dhe imipanti i Saint-Avold do të mbyllet siç parashikohet në pranverën e 2022”, ka thënë ministrja e Transportit Ekologjik, e gjelbëra Barbara Pompili. Centrali i Cordemais (Loire-Atlantique) mund të vazhdojë të funksionojë, megjithë impenjimet e qeverisë, për shkak të rrezikut të tensioneve në rrjet deri më 2024, datë ku do të hyjë në shërbim reaktori i gjeneratës së tretë plus në Flamanville të Normandisë.

Po në Itali? 7 centralet e fundit me qymyr të ndodhur midis Liguria, Veneto, Friuli-Venezia Giulia, Lazio, Puglia dhe Sardegna, sipas planeve fillestare, janë të destinuara që të shuhen apo rikonvertohen brenda 2025. 5 kanë në krye ENEL, ai i Monfalcone multi-utility italiane A2A, Fiume Santo afër me Porto Torres është i kompanisë çeke EP. Mario Draghi, në informativën urgjente për Dhomën mbi krizën ukrainase ka thënë se “për të mbushur mungesat eventuale në periudhën afatshkurtër mund të jetë e nevojshme rihapja e centraleve me qymyr”. Impianti i vetëm i ndaluar është ai termoelektrik “Eugenio Montale” i La Spezia, me një kapacitet prej 682 MW. Në centralin “Andrea Palladio” të Fusina (Venezia), me 976 MW, dhe në “Federico II” të Brindisi (ndër më të mëdhenjtë e Europës me 2640 MW), është nisur një mbyllje e pjesshme e disa grupeve. Në Lazio gjendet “Torrevaldaliga Nord”, e shtyrë nga një impiant termoelektrik i ushqyer me qymyr dhe me një kapacitet prej 1980 MW, më i vogli në Sardegna “Grazia Deledda” e Portovesme (480 MW) dhe “Fiume Santo” (rreth 600 MW). Qeveria synon që të maksimalizojë 4 centrale (Fusina, Torrevaldaliga, Monfalcone) sot të nënpërdorura. Duke e çuar kapacitetin e tyre në 100%, do të sigurohej një kursim, prej përdorimit të munguar të gazit, me rreth 3.5 miliard metra kub në vit, por operacioni gjithësesi do të kërkojë kohë: jo më shumë e 2 vjet dhe me verifikime semestrale.

Agjencia e informacionit Bloomberg shpjegon se paksa të gjithë prodhuesit europianë të elektricitetit po akaparojnë ngarkesa qymyri për shkak të mungesës së gazit natyror. Çmimet rriten, kanë prekur 200 dollarë tonin, shifra më e lartë nga 2008. Një dimër i ftohtë dhe mungesa e erës në Europën Veriore e kanë rritur kërkesën e metanit dhe reduktuar rezervat, pastaj ka ardhur pushtimi i Ukrainës. Edhe tregëtarët e qymyrit po regjistrojnë ngurtësi sipas Marco Saalfrank, shefi i merchant trading të Europës kontinentale tek Axpo Solutions AG. Furnizimet botërore janë reduktuar pasi prodhuesit e mëdhenj, Kolumbia dhe Indonezia, kanë luftuar kundër shirave të forta, ndërsa disa miniera tjetërkund janë mbyllur për shkak të pandemisë. Megjithatë kërkesa bën të rriten edhe fitimet dhe i shtyn bizneset të investojnë (projektet e reja minerare janë ndalur) dhe të rritet prodhimi. Ambientalistët janë në pragun e luftës.

Djegia në industritë emeton doza të mëdha qymyri dhe kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në ngrohjen globale, shirave acidë dhe ndryshimet klimaterike. Pastaj janë edhe efektet e avullimit mbi kë jeton jo larg nga basenet qymyrore. Për të mos folur për minatorët. Kushtet e tyre të punës nuk janë më ato të tmerrshmet që kanë ushqyer epope letrare, luftra sociale epike dhe tragjedi kolektive. Mbetet në kujtesë zija për katastrofën e Marcinelle në Belgjikë më 1956: një djegie që vrau 262 punëtorë, 136 emigrantë italianë. Përzierja e gazit që çlirohet spontainisht është dëmi i minierave. Sot gërmohet me makina, jo më me duar dhe me çekiçë, por kushtet e punës janë megjithatë shumë të vështira. Megjithatë siguria e mbylljes së një ere të kulmuar me revolucionin industrial vjen më pak dhe miniera mund të duket një kopësht përballë çelikerisë Azovstal. Autonomia energjitike mund të jetë hapi i ardhshëm i nevojshëm për të garantuar një paqe jetëgjatë në Europë, në shpirtin e Monnet dhe Schuman. Nuk është një peticion parimor dhe nga ai traktat i zgjatur 50 vjet, i nënshkruar në Paris më 18 prill 1951 nga Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Luksemburgu, Vendet e Ulëta, nuk duhet rikuperuar vetëm shpirti. CECA parashikonte një organizim të regjimeve të prodhimit dhe shpërndarjes të bazuar mbi një sistem institucional që i garantonte menaxhimin. Në fazën finale ka menaxhuar një zhvillim të ekuilibruar të rezervave. Gjatë krizës së thellë siderugjike në vitet ’70 dhe ’80 ka përpunuar një përgjigje të artikuluar që ka lejuar të procedohet në ristrukturimet dhe në rikonvertimet e nevojshme, si shumë i kontestuari, por efikasi, plan Davignon.

Qasja novatore e CECA ka qenë politike dhe fiskale. Pavarësia nga shtetet anëtare varej nga autonomia financiare bazuar mbi kapacitetin e Autoritetit të Lartë (organit që sot i korrespondon Komisionit Europian) të sigurojë fondet e nevojshme me nxjerrje mbi prodhimin dhe duke marrë hua në treg vetëm për të financuar kompanitë. Në ndryshim nga sa ndodh sot në Bashkimim Europian, marrjet nuk i kalojnë nëpër bilancet shtetërore, por derdheshin direkt nga bizneset mbi llogari të hapura në emër të Autoritetit. CECA ishte e pajisur me një llogari të centralizuar dhe dispononte instrumentet e nevojshme për të siguruar derdhjet në rast pagimi të munguar, me gjoba deri në 5% për vonesat. Modalitetet e aplikimit dhe të mbledhjes vendoseshin nga Autoriteti dhe limiti 1% mund të tejkalohej pas autorizimit të këshillit që vendoste me mazhorancën prej 2/3 (jo me unanimitet). Traktati i jepte jetë kështu taksave europiane në kuptimin e vërtetë të fjalës, edhe pse në një sektor të mirëkufizuar. Aftësi fiskale, tejkalim i unanimitetit, menaxhim i përbashkët i krizave me instrumenta të vetat pa kaluar nëpër pirunjtë kaudinë dhe pushtetet e vetos alla Orbán, është në thelb ajo që Mario Draghi ka propozuar në Europarlament, ama një Autoritet i Lartë Energjitik i Bashkimit Europian që përfshin bizneset, nga gazi tek qymyri, me mbështetje ndaj prodhimit, diversifikim të burimeve, blerje dhe magazinim të përbashkët, autonomi financiare, koordinim të zgjedhjeve industriale, është diçka shumë më efikase se një politikë e tregëtuar çdo vit midis qeverive të veçanta, dhe do të ishte trashëgimtarja më e mirë e CECA.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply