Çmimet e karburanteve ulen me 30% kudo në botë, në Shqipëri rriten me 30%

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të shpejtë javën e fundit, duke zbritur në nivelet e paraluftës, si rrjedhojë e të dhënave më të dobëta sesa priteshin nga ecuria e ekonomisë së SHBA-ve dhe të Kinës.

Një fuçi naftë, treguesi referencë i naftës europiane, tregtohet me rreth 92 dollarë për fuçi, në nivelet e janarit, nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione.

Psh, aktualisht ndonëse çmimi ka rreth një javë që po bie në bursa, në tregun vendas ndryshimi i fundit i Bordit ishte në datën 11 gusht me kah rritës, ku nafta u rrit me 5 lekë për litër, duke u tregtuar me 221 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte më parë.

Edhe benzina u shtrenjtua me 2 lekë për litër, duke arritur në 202 lekë për litër. Bordi në njoftimin e vet sqaroi se është përmbajtur me përpikëmëri, në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

“Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhej në njoftim.

Por, aktualisht, teksa çmimet në bursa janë në rënie të fortë prej disa ditësh, Bordi rri e vështron….

Operatorët e tregut ndërkohë kanë pohuar se nëse ata do të vendosnin vetë çmimet do të ishin më fleksibël në çmimeve sepse do të bënin blerje më afatgjata, ndërsa aktualisht po blejnë vetëm në bazë ditore

About Redaksia2

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply