Në një intervistë për News24, ai tha se në shtator duhet që procedurat të nisin nga fillimi për ngritjen e një komisioni të tillë.
Sipas Salianjit, nëse kalojnë edhe 6 muaj të tjerë pa asnjë konsultim publik, atëherë reforma zgjedhore do të lihet për në fund përpara zgjedhjeve dhe nga kjo situatë përfiton vetëm Edi Rama.
Pyetje: Mund të shkohet drejt një qeverie teknike në shtator? …
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se ka kaluar afati 6-mujor për ngritjen e një komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në një intervistë për News24, ai tha se në shtator duhet që procedurat të nisin nga fillimi për ngritjen e një komisioni të tillë.
Sipas Salianjit, nëse kalojnë edhe 6 muaj të tjerë pa asnjë konsultim publik, atëherë reforma zgjedhore do të lihet për në fund përpara zgjedhjeve dhe nga kjo.
Salianji: Duhet parë forma se si duhet zgjidhur kriza politike. Sot ka një krizë ekonomike për shkak të korrupsionit. Duhet të ketë reagim dhe pastaj zgjidhjet duhen parë. E vetmja formë është reagimi. Ka kaluar pa vëmendje publike për shkak të verës, por përfundoi 6 mujori për ngritjen e një komisioni për Reformën Zgjedhore. Në 6 muaj nuk është bërë asgjë. Interesi i PS-së është të mos bëhet asgjë, pasi përdor burimet e administratës për blerjen e votës. Po opozita pse nuk ka asnjë reagim. Ka 6 muaj që ka shkuar. Ka një mbledhje konstituive në fillim. Sot opozita duhej të propozonte votën e emigrantëve. Nuk ka një propozim të opozitës se si do ndalohen përdorimi i administratës për të vjedhur. Komision tjetër për masakrën zgjedhore u mbyll pa dhënë provat që PD i ka me fakte. Në këto kushte kur ekziston dhe jemi përpara këtyre rrethanave, reagimi me protesta do ishte i duhuri.
Pyetje: Çfarë ndodh kur mbaron afati për punimin e një komisioni?
Salianji: Duhet të ribëhet prapë. Ndërkohë që ribëhet komisioni. Ka riskun tjetër se nëse në 6 muajt e ardhshëm nuk do të ketë asnjë konsultim publik dhe ka zvarritje pa sense, atëherë do të lihet kjo për në minutën e fundit dhe Rama do përfitojë siç ndodhi herën e parë kur u bën ndryshimet zgjedhore.