Trump merr kontrollin e plotë të partisë, republikanët ndëshkojnë të bijën e Dick Cheney

Një luftë e vërtetë brenda Republikanëve në SHBA, pas largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhe dhe akuzave të ngritura ndaj tij.

Dy anëtarë republikanë i janë bashkuar komitetit të Kongresit që hetonte përpjekjet e Donald Trump për t’u “mbajtur fort” pas pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë që janë 10 republikanët që votuan për të ngritur akuza ndaj Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA në janar të vitit të kaluar.

Të gjithë ata janë shënjestruar në një fushatë hakmarrjeje nga mbështetësit e Trump.

Së fundmi, hakmarrja u ‘bë më e ëmbël’ kur votuesit në shtetin amerikan të Wyoming rrëzuan kongresmenen Liz Cheney në zgjedhjet paraprake. Ajo është një zë i rrallë kritik mes republikanëve ndaj ish-presidentit Trump.

Janë vetëm dy republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve nga 10 që mbështetën fajësimin e Trump, dhe më pas kanë qenë një objektiv i vazhdueshëm i zemërimit të tij, që fituan garat e tyre paraprake.

Përfaqësuesja Liz Cheney nga Wyoming, nënkryetarja e komitetit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që heton sulmin e 6 janarit 2021, humbi të martën kundër avokates Harriet Hageman, të cilën Trump e ka mbështetur fuqimisht.

Ndërs përfaqësuesit Dan Newhouse nga Uashingtoni dhe David Valadao nga Kalifornia fituan në garën e tyrë në zgjedhjet primare.

Ndërsa shumë nga “Impeachment 10” nuk po konkurrojnë për rizgjedhje, ishte një betejë e vështirë për ata që e bënë këtë, me katër humbje nga sfiduesit e tyre kryesorë.

About Redaksia2

Check Also

Osmani në New York: Kosova, krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj

Pas fjalimit rrëqethës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa …

Leave a Reply