Zgjedhjet brenda republikanëve, mbështetësja e Trump fiton me mbi 30% të votave ndaj kundërshtares së Trump

Votuesit në shtetin amerikan të Wyoming kanë rrëzuar kongresmenen Liz Cheney në zgjedhjet paraprake. Ajo është një zë i rrallë kritik mes republikanëve ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Ajo humbi përballë rivales së sapoardhur në politikë, por kandidate e mbështetur nga Trump, Harriet Hageman.

Zonja Cheney, 56 vjeç, shkruan BBC, ishte një nga dy anëtarët e vetëm të partisë së saj që iu bashkua komitetit të Kongresit që hetonte përpjekjet e Donald Trump për t’u “mbajtur fort” pas pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

Kongresmenja e cila ka ezauruar deri tani tre mandate ishte dikur një “yll republikan” në ngjitje.

Të 10 republikanët që votuan për të fajësuar Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA në janar të vitit të kaluar janë shënjestruar në një fushatë hakmarrjeje.

Deri më tani, katër kanë dalë në pension dhe katër janë mundur nga kandidatët e Trump të zgjedhur në votimet paraprake në shtetet e Uajomingut, Uashingtonit, Miçiganit dhe Karolinës së Jugut.

Vetëm dy kanë ruajtur me sukses vendet e tyre me ‘kartën’ e republikanit për rizgjedhje.
Vajza e ish-zëvendëspresidentit Dick Cheney, zonja Cheney ishte e fundit nga 10 republikanët që u përball me sulmin Trumpian, raporton BBC.

Sondazhet e opinionit kishin treguar vazhdimisht se zonja Hageman, e cila ka deklaruar se beson se zgjedhjet nga ku doli fitues Joe Biden, ishin “të manipuluara”, udhëhiqte në Wyoming me një diferencë të madhe.

Rezultatet e pjesshme në numërimin e votave të së martës mbrëma që tregonin Hageman përpara me më shumë se 30 pikë përqindjeje.

Në fjalimin e saj, Cheney bëri të qartë se nuk do të hiqte dorë nga kritikat e saj ndaj Trump, i cili ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në 2024.

“Unë kam thënë që nga trazirat e vitit të kaluar në Kapitol të SHBA-së, më 6 janar, se do të bëj gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Donald Trump të mos jetë më kurrë pranë Zyrës Ovale, dhe e kam parasysh këtë”, tha ajo.
Zonja Cheney tha se ajo mund të kishte fituar lehtësisht rizgjedhjen nëse do ishte renditur krah pretendimeve që ajo i quan të rreme të Donald Trump se ai – jo Presidenti Joe Biden – fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

“Kjo ishte një rrugë që unë nuk mund dhe nuk do ta merrja,” tha ajo.

Trump e uroi Hageman për fitoren e saj në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Ai gjithashtu tha: “Liz Cheney duhet të ketë turp për veten, mënyrën se si veproi, dhe fjalët dhe veprimet e saj të neveritshme dhe të lavdishme ndaj të tjerëve. Tani ajo më në fund mund të zhduket në thellësitë e harresës politike, ku, jam i sigurt, do të jetë shumë më e lumtur se sa është tani.”

Zonja Hageman vlerësoi mbështetjen e Trump si arsyen e fitores së saj.
“Wyoming ka vënë në piedestal elitat,” tha ajo.

“Ne nuk do të tolerojmë më përfaqësues që nuk na përfaqësojnë.”

About Redaksia2

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply