Identifikohen viktimat e atentatit në Vlorë, në vitin 2019 vranë një biznesmen

Janë identifikuar me emra viktimat e atentatit të ditës së sotme në Vlorë, megjithëse ishte shumë e vështirë për shkak të plumbave të marrrë. Ata janë Halim Xhezo dhe Shpati Lena, nga qyteti i Vlorës, sipas mediave.

Njëri prej viktimave Hakim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë në gusht të vitit 2019, ku mbetën të plagosur edhe djali dhe një i afërm i viktimës.

Xhezo u arrestua në Durrës disa muaj pas ngjarjes, pasi pikas nga Policia teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli.

I ndjekur nga Forcat Shqiponja dhe ato të Qarkullimit Rrugor, Xhezo u bllokua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit.

Për ngjarjen e vitit 2019 ishte arrestuar edhe viktima tjetër Lena, por në mars të këtij viti, Gjykata e kishte lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

About Redaksia

Check Also

Një vrasës u nxorr nga burgu për të tërhequr zvarrë Metën?

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë …

Leave a Reply