Meta: Shtatori do të jetë pranvera e demokracisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sot nga Elbasani se shtatori do të jetë pranvera e demokracisë që do të sjellë shtim të aksionit të përbashkët opozitar.

Meta u shpreh se e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në vend është referendumi duke shtuar se ora e drejtësisë ka ardhur.

“Afera e Portit të Durrësit tregon se shteti ka rënë. Dhe shumë afera të tjera. Zgjidhja nuk është llogaridhënia dhe as pendesa. Zgjidhja është eliminimi i pluralizmit politik, i opozitës dhe mediave të lira dhe të pavarura. Në mënyrë që të përjetësohet ky sistem anti kombëtar.

Ndaj unë besoj shumë se të gjithë ne së bashku do i japim përgjigjen e duhur kësaj sfide. Partia e Lirisë që përfaqëson një vendim historik të gjithëve ne, është e vendosur për misionin e qartë të opozitës dhe për të triumfuar mbi rrënojat e një qeverie që ka rënë. Që kërkon ngritjen e të gjithë opozitës në aleancë. Zgjidhja është referendum. Jo thjesht ndërrimi i qeverisë.

Por ndërrimi njëherë e përgjithmonë i sistemit. Referendumi është zgjidhja. Populli është investitori më strategjik. Kush mendon se mund të sillet si pushtues i ka bërë llogaritë shumë keq. Ora e drejtësisë ka ardhur. Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Rritja e çmimeve ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë

Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.