Financimi i politikës në Shtetet e Bashkuara, nga Trump tek Biden

Në një botë ideale demokracia është maja më e artë e pushtetit të menaxhuar nga populli. Në fund të fundit, gjeneza e këtij termi është e thjeshtë: Demos (popull) dhe Kratos (pushtet). Megjithatë nuk jetojmë në një botë ideale. Vjen të pyesësh nëse politikanët e zgjedhur demokratikisht në një farë mënyre ndjehen të tunduar të mbrojnë interesat e aktorëve të veçantë karshi interesave të popullit që u ka dhënë atyre pushtetin. Për korrektësi duhet të sqarohet nëse është e ndaluar të blihet apo të shitet një qenie njerëzore; si njerëzorë, politikanët nuk mund të blihen. Instrumentat më të mirë me të cilën “blihen” politikanët, do të përdoret ky term në sensin e kundërt, quhen PAC dhe SuperPAC. Vendi ku këto instrumenta, përsosmërisht idealë, përdoren janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një prej demokracive më të lashta të botës perëndimore.

PAC dhe SuperPACs

Le të nisemi nga përkufizimi: një Political Action Committee (tash e prapa PAC) është “një grup qytetarësh privatë i krijuar spontanisht për të zgjedhur një kandidat dhe/ose mbështetur dhe promovuar pozicione politike dhe legjislative pranë kandidatëve tashmë të zgjedhur ose në fazën e zgjedhjeve”. Nëse një PAC përfiton dhurime mbi 1000 dollarë, i duhet të regjistrohet pranë Federal Election Committee (FEC). Arësyeja kryesore për të cilën ekzistojnë PAC është që kontributet ekonomike e drejtuara kandidatëve, me origjinë nga kompani private, lobby apo instuticione të tjera publike (sindakata et similia) janë të ndaluara nga një ligj i 1907. Duke filluar nga 1940, PAC kanë shpërthyer si kërpudha. Evolucioni i PAC janë Super PAC, të gjeneruar nga dy vendime gjykate: U.S. Supreme’s Court Ciztizen’s United decision dhe Gjykata e Apelit të Uashingtonit. Kritikat ndaj këtyre vendimeve vijnë nga njerëz që konsiderojnë se shumëkombësheve u janë njohur të njëjtat të drejta si të qytetarëve të veçantë. Njerëz që mbështesin vendimet e gjykatave sugjerojnë se këto vendime janë në mbrojtje të lirisë së opinionit dhe mundësojnë të zgjerohet dialogu politik dhe të bëhet më i biulancuar, duke përfshirë opinionet e aktorëve të ndryshëm të skenës civile, sociale dhe ekonomike amerikane (pikërisht shumëkombëshet).

Për ta thënë thjesht, PAC janë zgjidhje më modeste, ku dhurimet mund të vijnë për më tepër nga privatë. Super PAC janë një strukturë më fleksibël, ku dhurimet vijnë në sasira më të mëdha dhe nga burime që mund të jenë individë të veçantë apo kompani. Zakonisht shumica e parave të mbledhura nga PAC dhe SuperPAC ivnestohen më shumë në fushata mediatike (domethënë për të blerë hapësira publicitare në media të ndryshme) për të bërë fushatë kundër apo në favor të një kandidati të caktuar (PAC) apo për tema dhe shkaqe me frymëmarrje më të gjerë (SuperPAC). Për të cituar disa raste të famshme përdorimi dhe aksione të PAC dhe SuperPAC, vetëm kohët e fundit mund të konsiderojmë PAC që mbështeste rizgjedhjen e George H.W. Bush. Në 1988 shpenzoi 8.5 milion dollarë për “fushatën Willie Horton”. Më së fundmi SuperPAC Restore Our Future në favor të Mitt Romney ka paguar 13000 spote publicitare. Edhe demokratët i kanë përdorur Super PAC. Priorities USA Action ka shpenzuar miliona në spote komerciale, po t’u qëndrosh analistëve të epokës, për të thënë se Romney do ta “çinstalonte sistemin e Medicare dhe privatizuar strukturën e sigurisë shëndetësore.

Çfarë blejnë PAC dhe SuperPAC

Formalisht, kemi thënë se nuk mund të blihen politikanët. Megjithatë këto forma agregimi “spontan” dhe mbledhje fondesh të shoqërisë civile për t’i bërë politikanët të ndjeshëm ndaj instancave të manifestuara nga PAC dhe SuperPAC. Një ndjeshmëri që mund t’i çojë politikanët, të themi jo rastësisht, të veprojnë në avantazhin e interesave të dhuruesve të PAC dhe SuperPAC. Për të gjykuar nëse ky reflektim mund të jetë i rrezikshëm është mirë të dëgjohen fjalët e Biden, që në një diskutim të famshëm në C – Span, shpjegoi pikëpamjen e tij mbi influencën ekonomike e lobistëve, PAC etj…

“Lobistët nuk janë njerëz të këqinj, por janë korrozivë. Është natyra njerëzore. Nëse ti Lynn, tërheq 250000 dollarë për mua dhe më pas më telefonon pasi që jam zgjedhur dhe më thua: Hej Joe, doja të të flisja për një gjë – nuk më ke blerë, por është në natyrën njerëzore… më ke ndihmuar dhe unë do të përgjigjem? Patjetër Lynn, hajde këtu dhe flasim. Vija e parë është gjithmonë e populluar nga njerëz që i kanë xhepat plot me para”. Për korrektësi duhet kujtuar se si Barack Obama, ashtu edhe Joe Biden kanë deklaruar (dhe kanë qenë koherentë me deklarimin) se nuk pranojnë para nga agjencitë e lobby gjatë fushatave të tyre politike. Një deklarim i lavdërueshëm, që megjithatë nuk përfshinte pikërisht paratë dhe aktivitetet e gjeneruara nga PAC dhe SuperPAC (shpesh, siç do ta vërejmë më poshtë, të krijuara apo të drejtuara pikërisht nga lobistë).

Me premtimin e bërë më sipër, se nuk mund të “blihen” politikanët, por vetëm “t’u sugjerohet atyre” rruga e duhur, është e rëndësishme të kuptohet se ka raste historike ku një politikan, i mbështetur nga PAC apo nga SuperPAC, menjëherë sapo është zgjedhur, ka zhvilluar apo marrë vendime në avantazh të dhuruesve të fondeve. Duke qenë SuperPAC një fenomen shumë i vonshëm, rastet historike, megjithëse ekzistojnë, janë ende të pakta. Kështu që më mirë të konsiderohen dy presidentët e fundit për të vërejtur nëse aksiont apo deklarimet e tyre kanë qenë në një farë mënyre në përfitim të dhuruesve të SuperPACs apo të entiteteve të tjera të lidhura me ta.

Trump dhe energjitë pak të pastra

Vëllezërit Koch (Koch Industries) janë të famshëm për të gjithë si “climate deniers”: përkufizimi i referohet atyre që deklarojnë se ndryshimet klimaterike nuk ekzistojnë dhe, nëse ekzistojnë, nuk janë faji i njeriut. Do të jetp një rastësi që pasuria e vëllezërve Koch buron nga industri nxjerrëse dhe manifakturiste tejet ndotëse. Gjithësesi po flasim për PAC e tyre. Në vitin 2016 (gjatë fushatës elektorale të kulmuar me zgjedhjen e Donald Trump), Americans for Prosperity, PAC i vëëlezërve Koch, ka punësuar mbi 650 punonjës, të përdorur në shtete të ndryshme në udhëkryq si Wisconsin, Pennsylvania dhe Michigan. Qëllimi i këtij punësimi ishte të “transformoheshin” këto shtete, votuesit e tyre nga demokratë në republikanë. Vetëm në Wisconsin, Americans for Prosperity ishte pajisur me teknologji dixhitale të gjeneratës së fundit dhe operatorët e tij realizuan 1.5 milion telefonata dhe “trokitën” në mbi 30000 dyer. Nga fundi i fushatës, paratë e PAC e vëëlezërve Koch u bashkuan në publicitete televizive të fokalizuara në kanalet më të para në të gjithë Rust Belt, përfshi shtete vendimtare si Wisconsin dhe Pennsylvania, për të goditur kundër Hillary Clinton, sfidantes së Trump. Aktivitetet grumbulluese të PAC kanë qenë të rëndësishme edhe në zgjedhjet e fundit të 2020.

Është e rëndësishme të vërehet sesi njerëz të këtij PAC apo gjithësesi në orbitën e kompanive të Koch u bënë njëerëz të besuat të administratës së kaluar Trump, duke influencuar zgjedhje dhe veprime të presidentit. Larry Kudlow pjesë e grupit ekonomik që ndihmoi Trump për të përkufizuar axhendën amerikane, më pas u bë shef i njësisë së këshilltarëve ekonomikë të Trump gjatë gjithë mandatit të tij. Corey Lewandowski u bë campaign manager për Trump. Alan Cobb, zëvendëspresident i Americans for Prosperity, u bë senior advisor për zgjedhjet i Trump. Marc Short u bë pjesë e ekipit të kontaktit Trump – Kongres. Donald McGahn, avokat pranë vëllezërve Koch, u bë attorney i Shtëpisë së Bardhë. Do të jetë një rast që, me këto para të investuara për Trump dhe emrat e kaluar nga vëllezërit Koch tek Trump, vendimet e presidentit qenë kaq në linjë me interesat e të dy vëllezërve industrialistë. Trump demonstroi se ishte shumë aktiv në tematika të interesit të PAC që e kishte mbështetur: deregulation, shkurtim i taksave sidomos për të pasurit dhe industritë, gjykatës me mentalitet të hapur ndaj shumëkombësheve (Neil Gorsuch në Gjykatën Supreme) dhe vendime të tjera pak të gjelbëra (si lënia e marrëveshjeve të Parisit mbi klimën).

Biden: armë, Azerbaixhani, Ukraina dhe Disney

Të folurit keq për Trump ka qenë sporti botëror i të gjitha mediave për 4 vite radhazi. Kështu që fokalizimi edhe mbi pasardhësin e tij për të vërejtur nëse PAC dhe SuperPAC, në mënyrë të besueshme të kuptohemi, kanë influencuar vendimet e tij. Larry Rasky, një mbështetës historik i Biden, është themeluesi i kompanisë lobuese Rasky Partners. Kjo agjenci ka midis klientëve të saj Rayethon (prodhuese armësh, midis të cilëve Javelin), Harvard Pilgrim Health Care dhe republikën e Azerbaixhanit. Është edhe llogaritar i një SuperPAC të krijuar në 2019 që ka mbështetur masivisht Biden: Unite the Country. SuperPAC kishte shpenzuar 38 milion dollarë, sipas të dhënave të Center for responsive Politics dhe midis dhuruesve individualë të saj gjejmë shumë njerëz me xhepat plot me para. Dhuruesit më të rëndësishëm: miliarderi i hedge fund James Simons, me 3 milion dollarë, Stewart W, Bainum, Jr., chairman i Choice Hotels, me 2 milion dollarë, Reid Hoffman, një venture capitalist, me 1.5 milion dollarë. Të mos harrojmë George M. Marcus, lideri i real estate i zonës së San Francisco, Yaron Minsky, Jane Street dhe Richard Blum, bankier dhe bashkëshort i senatores Dianne Feinstein. Secili ka kontribuar me 1 milion dollarë për kokë.

Rasky zhvillonte aktivitete lobisti edhe për entitete joamerikane, që e shikonin edhe pjesëmarrës në një seri raportesh pune me entitete ukrainase dhe azere. Të mos harrojmë edhe Blue Star, një kompani që ka furnizuar konsulenca kompanisë energjitike ukrainase Burisma Holdings, kompaniku ka punuar më parë djali i presidentit aktual, Hunter Biden, dhe vetë shtetin e Azerbaixhanit. Është e mundur që SuperPAC i Rasky dhe marrëdhëniet që vetë ai kishte me aktorë të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë mund të keni gjeneruar tek Biden dëshirën për të vepruar në përfitim të njërit apo më shumë dhuruesve të SuperPAC apo të klientëve të Rasky? Fatkeqësisht i interesuar i drejtpërdrejtë, Rasky, ka ndërruar jetë papritmas në 2020. Kështu që nuk do të ishte e mundur të pyetej drejtpërsëdrejti, por mund të bëjmë disa vërejtje mbi koinçidenca të veçanta.

Pavarësisht se Azerbaixhani ka disa probleme demokracie, shteti, në luftë/fërkim të përjetshëm me Armeninë (aleate e Rusisë) ka marrë një mbështetje ushtarake të fortë nga Biden. Një ngjarje mjaft e jashtëzakonshme dhe preokupuese siç e përshkruajnë senatorët Memendez, Schiff. Të dy politikanët frikësohen se mos mbështetja e vazhdueshme amerikane për qeverinë e Bakusë po konsiderohet nga azerët si një miratim i heshtur i politikës ofensive në territorin armen. Këtyre dy senatorëve u shtohen Speier, Pallone, Judy Chu (Demokrat – California), Anna Eshoo (Demokrat – California), Raja Krishnamoorthi (Demokrat – Illinois), James Langevin (Demokrat – Rhode Island), Brenda Lawrence (Demokrat – Michigan), Ted Lieu (Demokrat – California), Zoe Lofgren (Demokrat – California), Linda Sanchez (Demokrat – California), Adam Schiff (Demokrat – California), Elissa Slotkin (Demokrat – Michigan), Dina Titus (Demokrat – Nevada), Rashida Tlaib (Demokrat – Michigan) dhe David Valadao (Republikan – California). Nga 2002 dhe deri më sot Azerbaixhani ka marrë pak më pak se 1 miliard dollarë në ndihma ushtarake.

Midis klientëve të Rasky ishte edhe Raytheon, prodhues i Javelin të famshëm, që kanë bërë shumë në Ukrainë dhe shitja e të cilëve është zmadhuar në çdo dalje nga vetë Biden. Rasky dhe ortakët e tij nuk e fshehin se kanë qenë të zot të menaxhojnë raportet e lobeve me politikanët. Edhe në këtë rast e vështirë të gjesh një lidhje të drejtpërdrejtë, pasi vetë Biden nuk bën sekret se është një admirues i madh i kësaj arme antitank, në pikën sa ka shkuar të bëjë një vizitë në fabrikë. Praktikisht një spot publicitar për këdo, kombe apo entitete të veçanta, kanë interes të blejnë armë antitanke. Nuk është ndonjë sekret që aksionet e çdo kompanie armatimesh që u ka furnizuar armë ukrainasve, midis të cilave Raytheon, janë rritur në këto muaj. Midis klientëve të agjencisë së Rasky është edhe Submarine Industrial Base Council (shoqata e ndërtuesve të nëndetëseve amerikane). Biden është shpenzuar shumë për t’ia shitur teknologjinë e nëndetëseve amerikane qeverisë australiane. Një zgjedhje, kjo e Biden, që është vlerësuar pak nga Emmanuel Macron, që nga ana e tij mbështeste lobin e armëve kombëtar. Edhe në rastin e Paqësorit duhet të vërehet proaktiviteti i Biden është jashtëzakonisht në linjë me interesat e themeluesve të SuperPACs Schale dhe Rasky. Sot qeveria australiane po stërvit ushtarakët në nëndetëse bërthamore amerikane, në pritje që të vendoset nëse do të blihen.

Një lobist tjetër, presidenti i vetë SuperPAC Unite the Country është Steve Schale. Ish strateg i fushatës së Obamas është i regjistruar si lobist me Cardenas Partners, një agjenci lobimi e Florida e themeluar nga Al Cardenas, ish këshilltar i politikanit Jeb Bush (vëllai i më të famshmit George). Në listën e klientëve janë Florida Hospital Association, JetBlue Airways, State Farm Insurance, Walt Disney Parks, AT&T dhe konfindustria e Florida. Kohët e fundit Biden ka marrë në mbrojtje Disney në një grindje e gjitha made in Florida. Në muajin maj Biden ka miratuar një projekt për zgjerimin e valës së gjatë. Midis përfituesve më të mëdhenj AT&T. Siç u përmend në fillim, blerja e politikanëve është e pamundur; por siç thotë Biden, si njerëz, “Është natyra njerëzore”…

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Synonte të vriste Trump me 2 armë automatike, lihet i lirë pas arrestimit autori

Një person i arrestuar në një pikë kontrolli sigurie pranë tubimit të kandidatit republikan për …

Leave a Reply