Inceneratorët/ 15 milionë euro të Emergjencave u ndanë mes Ramës-Ahmetajt-Agaçit-Veliajt dhe sekserëve të tyre

· PD me pyetje të përditshme për Inceneratorët: 15 milionë euro të Fondit të Emergjencave iu dhanë pa VKM “Inceneratorit të Fierit”. U ndanë mes Ramës – Ahmetajt – Agaçit – Veliajt dhe sekserëve të tyre Zoto, Mërtiri, Gugallja.

Deklaratë e Koordinatores për Media dhe Komunikim, Silvi Bardhi

Vetëm me një foto, sot do të tregojmë disa aspekte skandaloze të aferës së Inceneratorit të Fierit.

Siç mund të jeni në dijeni, kontrata për Inceneratorin e Fierit është firmosur nga Ministri i Mjedisit, ndonëse nuk kishte asnjë lek në buxhet dhe u përdor Fondi i Emergjencave i Kryeministrit.

Nuk u nënshkrua as nga Kryeministri që dha paratë e as nga Bashkia që do të merrte shërbimin.

Siç mund të jeni në dijeni, kjo kontratë nuk ka kaluar me VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.

Përse kjo gjë? Do të çuditej shumëkush.

Sepse kontrata ka thagma të tjera që do të shohim në javët në vijim.

Sot do të merremi vetëm me një faqe të kontrates siguruese.

“Nonat e inceneratorëve” morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike.

Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike.

Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike!

Kjo nuk do të ishte e mundur pa Edi Ramën!

Disa pyetje të thjeshta:

1. Këta që nuk kishin asnjë investim, ishin kompania me eksperiencë që duhej t’u jepeshin 30 milion euro para publike?

2. Përse u shkel ligji i autonomisë së pushtetit vendor?

3. Nëse duhej incenerator në Fier, përse të mos e bënte Bashkia tenderin dhe kurseheshin 15 milion euro?

4. Përse u ndërrua 3 herë vendi i Inceneratorit të Fierit dhe madje u zgjodh një vend tjetër nga ato 10 që propozoi Komisioni i ngritur nga Bashkia Fier?

5. Kush i grabiti, apo më mirë mes kujt u ndanë 15 milionë euro para publike?

Ne themi se u ndanë mes Rama – Ahmetaj – Agaçi dhe sekserëve të tyre Zoto, Mërtiri etj.

Kush mund të ishte tjetër?

Po ju të nderuar shqiptarë, si mendoni?

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Reforma në drejtësi u bë për të eliminuar opozitën, vendi po shkon drejt tiranisë

Analisti Fatos Lubonja deklaroi mbrëmjen e djeshme se, Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. …

Leave a Reply