Një gënjeshtër e Ramës për të larguar vëmendjen nga vrasjet, thotë se ka pezulluar policen

Pas një ‘shpërthimi’ në rrjetet sociale ku shfaqej e indinjuar për gazetarët e kronikës sa i takon ngjarjes kriminale që ndodhi në Elbasan tre ditë më parë, duke i akuzuar ata për shtrembërim të së vërtetës, pezullohet nga detyra policja ‘ekstravagante’ Anisa Kostani. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit përmes një shkrese drejtuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kërkoi informacion nëse është marrë masë ndaj polices Kostani, e cila përdori një gjuhë fyese për gazetarët, ku i cilësonte ‘të degjeneruar’.

Në përgjigjen e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmoi për gazetaren Lala se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ për këtë specialiste të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala pasi vuri në dijeni AMP-në, dhe Policinë e Shtetit për rastin në fjalë, i kërkoi kësaj të fundit informacione në lidhje me gradën që disponon Kostani dhe se mbi çfarë kriteresh u bë transferimi i saj nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, drejt asaj të Elbasanit. Ndër pyetjet e tjera që iu drejtua policisë ishte dhe fakti se çfarë detyre konkrete ushtron Kostani në policinë e Elbasanit dhe a ka pasur një hetim sa i përket kodit të etikës që ka shkelur, duke ekspozuar luksin e shfrenuar në rrjetet sociale, apo dhe fotot provokuese.

Kujtojmë se punonjësja e policisë Anisa Kostani u bë e njohur në rrjetet sociale pasi mbante në shtëpinë e saj si kafshë shtëpiake një gjarpër.

Më poshtë reagimi i djeshëm ndaj gazetarëve.

About Redaksia2

Check Also

Shpërthejnë depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare që u rindërtua nga qeveria pas tërmetit

Kanë shpërthyer depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare ‘Vëllezërit Haradinaj’ në Durrës e cila u …

Leave a Reply

Your email address will not be published.