“Doja të investoja 500 mijë euro në fidanishte, qeveria më mbylli derën”!

Gjatë një takimi me fermerët e vendit, Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë se e kanë braktisur sektorin bujqësor. Ai ka treguar se bujqësia dhe blegtoria janë në rënie për shkak të çrregullimit të tregut.

Në takim, fjalën e mori i riu nga Lushnja, Baush Leka i cili ka treguar se pas mbarimit të studimeve të larta për ‘Mjekësi Bimore’ ndonëse kërkoj nga shteti mbështetje për hapjen e bizneseve për prodhimtari nuk mori kurrë një përgjigje.

Ndiqni fjalën e tij më poshtë

“Doktor përshëndetje, unë quhem Baush Leka dhe kam lindur në një fshat të Lushnjes i cili quhet Hysgjokaj dhe që i vogël kam punuar tokë, kam lindur në bujqësi dhe pasioni për bimët më bëri që të mbaroja edhe “Universitetin Bujqësor” me master shkencor ‘Mjekësia e Bimëve’ dhe isha një nga nxënësit më të apasionuar që ka pasur universiteti. Pas mësimit shkoja tek ferma ime dhe kemi rreth 1.6 hektar prodhimtari dhe unë si djalë ambicioz doja që të dilja përtej ‘guackës’ familjare dhe doja të bëja një investim.

Pavarësisht se nga babai kisha stepje pasi më thoshte që ky vend po mbaronte çdo ditë dhe se njerëzit po iknin, kishim dhe pasigurinë e shitjes, pasi unë prodhoj rreth 600 ton perime, kjo edhe për shkak të anës sime profesionale. Më vonë, doja që të bëja investime edhe tek fidanët perimor dhe ja mbusha mendjes babait pavarësisht stepjes që kishte.

Bleva një tokë në Lushnje pasi unë vetë në fshat nuk kisha dhe bëra një investim rreth 500 mijë euro dhe doja të aplikoja tek ‘IPARD’. Kisha ‘NIPTI-in’ e fermerit, plotësova dhe dosje të ndryshme me dokumente për tokën dhe babi më thoshte mos sërish. Shkoja në institucione të ndryshe, prezantohesha ju thoja që dua të bëj një investim prej 500 mijë euro por më thonin ‘prit tek dera’.

Në çdo institucion duhet të kishim një mik, ndryshe nuk mund të mbaroja punë dhe ju thashë që nuk i dua as lekët as tokë, edhe taksat i kam paguar çdo vit ndonëse atë nuk e realizova dot. Ne po e vuajmë shumë këtë pjesë, ndonëse vetë po merrem me eksportin e perimeve.

Sot ne po prodhojmë, por çdo gjë është në rënie të lirë. Mua më kanë thirrur nga gjithë bota kompani të njohura për të më ofruar punë por nuk kam pranuar pasi nuk dua ta braktis vendin tonë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply