Abazoviç, një demagog i paskrupullt!

Enver Bytyçi
“Po më rrëzoni, tha, se jam shqiptar! Por ai vetëm shqiptar nuk është. Mund të jetë gjithçka, por shqiptar jo! Nëse do të ishin shqiptarët si Abazoviç e si ky i joni këtu në Tiranë, Shqipëria do të ishte zhdukur prej kohësh nga harta politike e botës! Mos spekullo me të qenit shqiptar o Viçi i Serbisë! E vërteta është se me këtë, ish-kryeministri i Malit të Zi donte të maskonte të qenit filoserb dhe të joshte ndonjë deputet shqiptar që ta kishte në krah. Por nuk funksionoi. U rrëzua me më shumë vota sesa u kurorëzua kryeministër më 28 prill në Podgoricë. Dhe u bë mirë që iku një politikan e mbrojtjes së interesave serbe e sorosiane në rajon!
Tha gjithashtu se “më rrëzoi krimi i organizuar”! Rrenë e demagogji e pastër! Ti u bashkove me krimin sorosian të mpleksur me krimin qeveritar në rajon e më veprimtarinë kriminale të mafies, trafiqeve e pastrimit të parave. E luftove Gjukanoviç si të korruptuar dhe u bashkove me të krye të korruptuarit e Tiranës e Beogradit, trë cilët bashkëpunojnë me të gjitha organizatat kriminale të mundëshme! Krimi i organizuar të thirri ty Abazoviç në skenë për të destabilizuar rajonin në zbatim të interesave të Serbisë e Kishës Ortodokse të saj! Sepse vetëm kriminelët, sidomos ata në pushtet, veçmas në Tiranë e Beograd, e duan Ballkanin në luftë! Ndryshe nuk do të kenë mundësi të fshehin gjurmët e krimit të tyre të gati një dekade!

About Redaksia

Check Also

SPAKU eshte lakuriq!!

Nga Iva V.GRILLO SPAK-ut iu desh te pakten nje vit te kuptonte ku ndodhej Stela …

Leave a Reply