Shqipëria si “Far West”, krimi e ka kthyer vendin në fushëbetejë të bandave

Deklaratë e Shefit të Organizimit Klevis Balliu

Në Ukrainë në 24 orë u vranë 11 civile, thënë ndryshe 1 vrasje për 4 milion banorë.

Në Shqipëri në 24 orë, 4 të vrarë ose 1 vrasje për 540 mijë banorë.

Gjendja kriminale në vendin tonë ka arritur në nivele të paimagjinueshme.

Në pak muaj qytetet tona kanë përjetuar terrorin dhe dramën e 47 atentateve, në të cilat kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë.

Vendi është kthyer në një fushëbetejë të bandave, të cilat edhe nëse nuk kanë mbrojtjen e qeverisë, kanë ‘lejen’ e Edi Ramës: ‘hëngshi kokat’!

Partia Demokratike, e cila ka rekord serioz, pozitiv dhe të pathyeshëm në luftën kundër bandave, bën sot një apel kombëtar: bandat luftohen duke i burgosur jo duke i lënë ta kthejnë Shqipërinë në Far Ëest, duke rrezikuar jetën, sigurinë, shëndetin psikologjik të qytetarëve.

Shqiptarët nuk mund të jenë një ‘dëm anësor’ në luftën e bandave.

Shqiptarët janë përballur me pamje të tmerrshme, nga shpërthimet me tritol si ai i datës 11 Qershor, te vrasjet e dyfishta dhe trefishta, siç ishin rastet e Fushë Krujës, Vlorës dhe Elbasanit.

Gjendja kriminale në Shqipëri është kthyer në problem edhe për partnerët tanë europianë.

Raportet ndërkombëtare si ai i “Numbeos” e vënë Shqipërinë të dytën e Europën Jugore.

Raporti i Departametit të Shtetit i datës 2 Mars evidenton se krimi i organizuar në vendin tonë ka arritur nivele të larta.

Kryeprokurori i Antimafias Italiane ka deklaruar se fuqia e bandave shqiptare vjen nga lidhjet e ngushta me qeverinë dhe në veçanti evidenton pastrimin e parave në fushën e ndërtimit, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve.

Ndërkaq inkriminimi i institucioneve të shtetit shqiptar, në veçanti të Policisë, ka minuar ne themel luftën ndaj bandave.

Partia Demokratike dënon ‘paktin me të keqen’ të Edi Ramës duke u lënë fushë të lirë bandave në aktivitet kriminal dhe larje hesapesh.

Me një qeveri të cilën banditët e konsiderojnë bandite si veten, Shqipëria është në rrezik.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama, një vasal i shpifur! Turpi i kombit, turpi i Europës!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama është …

Leave a Reply

Your email address will not be published.