Takim me Presidentin e nderit të Federatës Pan shqiptare në SHBA, “VATRA”, z. Agim Rexha dhe zotërinjtë Mondi Rrakaj, Tasim Ruko, Mersin Gjini, drejtues të kësaj organizate.
Të dashur miq,
Dje pata kënaqësinë të pres në takim presidentin e nderit të Organizatës athetare shqiptaro – amerikane “VATRA”, mikun tim të çmuar Agim Rexha dhe veprimtarët dhe drejtues të saj, Mondi Rrakaj, Tasim Ruko, Mersin Gjini.
Në këtë takim unë shpreha mirënjohjen më të thellë për zotin Rexha, VATRA-n dhe të gjithë vatranët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që kanë dhënë dhe japin për çështjen kombëtare, Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj e deri sot.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht mbi gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri, në Kosove dhe rajon.
U diskutua lidhur me vendosjen e monizmit të plotë në Shqipëri nga Edi Rama dhe qëndrimet antishqiptare të qeverisë së Tiranës ndaj Kosovës, territorit të saj në çështjen e pretendimeve serbe për veriun e Kosovës ashtu dhe në projektin tjetër të “Ballkanit te Hapur” apo të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.
Rexha vlerësoi rolin e Partisë Demokratike në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe të demokracisë në Shqipëri. Në këtë takim u diskutua mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes aktive të diasporës dhe emigracionit në jetën politike të vendit dhe në veçanti garantimit nga Shqipëria të të drejtës kushtetuese të votës për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Takimi ishte vellazëror. sb