Identifikohen rusët që sulmuan uzinën në Gramsh, iu gjetën aparate spiunazhi

Identitetet e rusëve që sulmuan uzinën ushtarake të Gramshit janë zbuluar. Mësohet se shtetësja ruse është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, ndërsa bashkëpunëtori i saj është një 23-vjeçar me emrin Mikhail Zorin.

I paidentifikuar ka mbetur personi ukrainas, ndërkohë që sipas SHISH, mendohet se këta persona janë agjentë sekretë të spiunazhit rusë. Gjatë kontrollimit të tyre, është sekuestuar një makinë, një aparat fotografik, si dhe aparate të tjera spiunazhi. Por gjatë marrjes në pyetje nga policia, këta persona kanë deklaruar se janë vetëm turistë në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply