Cënimi i sigurinë kombëtare/ Strazimiri: Të administrohen si prova deklaratat e Peleshit e Çuçit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar në rrjete sociale pas konferencës së ministrit Niko Peleshi dhe Bledi Çuçi në lidhje me sulmin e rusëve në uzinën e armëve të Gramshit.

Dy ministrat e qeverisë së Ramës deklaruan në mënyrë skandaloze se ngjarja e Gramshit është ekzagjëruar nga politika ndërsa theksuan se s’kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare.

Sipas Strazimirit, gjithçka kanë thënë dy ministrat në konferencë duhet administruar në cilësin e provës në procesin penal ndaj tyre për ‘neglizhencë’, ‘shpërdorim detyre’ me pasojë cënimin e sigurisë kombëtare, vepra këto sipas Strazimirit të kryera me dashje, paramendim dhe në bashkëpunim.

Postimi i Strazimirit

Krenari e përmjerë!
Ushtarët tanë trima, që na bënë krenarë, paskan “neutralizuar”
* turistë fotografë, (të cilëve nuk e ve dot agjent nga pas)
* në një objekt të deklasifikuar
* që nuk cënon sigurinë kombëtare…
Meqë ra llafi:
* pikërisht se gjithë turistëve nuk mund t’u vesh agjentë nga mbrapa, shtetet u venë VIZA, që ambasadat dhe organet kompetente të bëjnë seleksionimin e turistit nga agjenti, sidomos kur bëhet fjalë për vendet që të kanë paralajmëruar dhe të kanë shpallur zyrtarisht në listën e vendeve “jo mike”!!!
___________
Gjithçka kanë thënë në këtë konferencë shtypi, duhet administruar në cilësinë e provës në procesin penal ndaj tyre:
* për “neglizhencë”, “shpërdorim detyre”, me pasojë cënimin e sigurisë kombëtare, vepra këto të kryera me dashje, paramendim dhe në bashkëpunim.
KAQ!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply