Meta: Qukës Qafë-Plloçë nga 37 milionë në 230 milionë euro!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat u shpreh se nuk do të ndalet me denoncimin e aferave.

“Doja të ndaj një shqetësim me ju para se të nisem për në Jalë për tu takuar me anëtarë të Partisë së Lirisë. Shqetësimi kryesor është korrupsioni galopant i përmasave të frikshme.

Jeni njohur me fakte dhe dokumente, do të njiheni me fakte të reja tronditëse edhe për çështje të tjera.

Sot doja të ndalesha tek korrupsioni që bëhet me investimet publike, tek rrugët do të ndalesha sot, ku kostoja e rrugëve është trefishuar, katërfishuar.

Si rasti i rrugës qukës qafë plloçë, nga 37 milionë në 230 milionë euro, të paktën deri tani por do të ketë edhe më shumë. Kardhiq Delvinë po ashtu”,-tha Meta.

About Redaksia2

Check Also

Elisa Spiropali sfidon Ramën/ Më përjashto, ke frikë nga fjala, nuk do të hesht…

Elisa SPIROPALI Më përjashto Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në …

Leave a Reply