Berisha: Kërcënoi Kosovën me luftë, NATO i nxori kartonin e kuq Vuçiçit, Rama s’tha asnjë fjalë!

Le ta pyesim sot Edi Ramën, mor zotëri, ky vëllai yt Vuçiç, çfarë faktesh ka që po terrorizohen serbët në Kosovë? Je ti dhe ai që keni kërcënuar prej disa muajsh për luftë në Kosovë. Gjer sa mori kartonin e kuq nga NATO. Kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha jemi aty, aty është kufiri ynë. Tha ndonjë fjalë ky vëllai i tij në Tiranë? Nuk tha asnjë fjalë!

Përveç 1945, Shqipëria është më vasale se kurrë ndaj Beogradit. Të vjen turp kur sheh se qeveria jote është bërë një zëdhënëse, një shtojcë e qeverisë së Beogradit. Një Beogradi që dëshmon armiqësi absolute ndaj shqiptarëve. Ky është më i rrezikshmi në Europë pas Vladimir Putin, ky është Putin i vogël, është po kaq agresiv, po kaq paranojak, por nuk ka armët e Putinit dhe ia thanë edhe gjeneralët e tij, se i mblodhi në shtab në datën 1 gusht dhe gjeneralët i thanë për 4 orë kemi NATO-n mbi kokë po lëvizëm.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply