Berisha: Teqetë përveçse qendra fetare hyjnore, kanë qenë edhe votra të atdhetarisë!

E nderuar zonja Ndrea-Dema, të nderuar Baballarë, banorë të Homeshit dhe zonave përreth, i dashur z. Shpend Ndreu, vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj!

Ju falënderoj me shumë mirënjohje për ftesën që më keni bërë dhe mundësinë për të ndarë me ju gëzimin, një moment shumë të rëndësishëm në jetën shpirtërore të komuniteti tuaj, inagurimin e teqes në Homesh.

Dy muaj më parë, Shpend Ndreu më ftoi. “Unë tha, duke zbatuar një kërkesë të nënës sime, jam duke ndërtuar një teqe në Homesh. A do të urdhëroni në inagurim?”- I thashë “me shumë kënaqësi”.

Erdha me kënaqësi të madhe, sepse çdo hap, çdo akt drejt besimit te Zoti, drejt besimit tek vlerat e bën njeriun më fisnik, e bën moralin e tij më të shëndoshë, besimin e tij tek Zoti dhe vlerat më të madh.

Por erdha gjithashtu edhe si një akt nderimi të madh për rolin e teqeve në historinë tonë kombëtare.

Në fakt, në fakt, teqetë përveçse qendra apo institucione fetare hyjnore, kanë qenë për shqiptarët burim drite i vërtetë. Kanë qenë mësonjëtore të para të gjuhës, të shkrimit, të shqiptarisë.

Kanë qenë votra të atdhetarisë dhe kështjella të pamposhtura kudo në jug, veri, Kosova. Ato kanë mbetur kështjellëza të shqiptarisë, të atdhetarisë. Në këtë kontekst është rasti për të shprehur nderimin më të thellë për rolin e madh që teqet, baballarët, besimtarët e tyre kanë luajtur në historinë tonë kombëtare dhe kjo histori është edhe sotmja, edhe e ardhmja jonë, ndaj dhe shumë gjëra me kohën ndryshojnë, por të tjera janë të përjetshme. I përjetshëm besimi tek Zoti, morali i shëndoshë njerëzor, dashuria për familjen dhe vendin.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply