Rama bëhet gati të rikthejë edhe bastet pasi ka riktyer më parëedhe kazinotë. E gjitha në shërbim të skemave të pastrimit të arave dhe korrupsionit.
Fidel Ylli tha sot se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit.
“Kryeministri ka vendosur një standard që kampionë të tillë duhet të mirëpriten gjithmonë në këtë mënyrë. Zoti kryeministër kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë ligje të mira në parlament. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, ne qeverinë e duam partner. Këto ditë kam parë mediokritete të ndryshme”, kështu u shpreh Fidel Ylli, ndërsa shtoi: “Jemi një nga tre vendet në botë që kemi shpërblimet elitare”.
Ndërsa i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama: “Nxirri nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë”.