Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të burgjeve, pasi 28 vjeçari Ordison Kastrioti ka vdekur në rrethana të dyshimta pasi ë shtë dë rguar në spital nga paraburgimi ku mbahej.
Noka i ka bërë thirrje ekspertizës mjeko-ligjore se duhet të thotë të vërtetë nëse 28 vjeçari, vdiq, e vdiqën apo e vetë vranë.
Reagimi
Burg apo dënim me vdekje?
Ordison Kastrioti, 28 vjeç, ka vdekur në rrethana të dyshimta, pasi është dërguar në spital nga paraburgimi ku mbahej, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë.
Autoritetet shtetërore flasin për vdekje nga shkaqe natyrale.
Ekspertiza mjeko-ligjore duhet të thotë të vërtetën!
Vdiq, e vdiqën apo e vetëvranë, këtë duhet ta thotë dikush me rrobën e bardhë të mjekut dhe me ndërgjegjen e pastër.