Rama, 240 miionë të tjera për Kapllanin e Enkeleidit

Kryeministri Edi Rama vijon të paguajë me qindra milionë lekë njeriun e besuar të Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj, ku ky i fundit ka marrë një tender prej 240 milionë lekë nga Bashkia e Selenicës.

Sipas burimeve për SYRI-n, Kapllanaj ka përfituar një tender në vlerën e 240 milionë lekëvë, ndërkohë që investimi në fshatin e Bashkisë Selenicë nuk kushton as 50 milionë lekë sipas ekspertëve.

Tenderi prej 240 milionë lekësh është dhënë para pesë ditësh dhe tre kompanitë pjesëmarrëse kanë krijuar një garë farsë, pasi kanë qënë kompani të futura nga vetë deputeti Agron Kapllanaj.

Kujtojmë që kompania e Agron Kapllanajt ka marrë vazhdimisht tendera nga Edi Rama duke përfituar mbi 11 milionë euro. /Syri.net

 

About Redaksia

Check Also

SHISH përgjoi blerjen e votave në Kukës me tenderat fiktiv të OSHEE, Rama…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim publik, duke lëshuar akuza për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *