Rama ofendon gratë myslymane që mbajnë shami: Janë si në vendet prapa diellit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një krahasim të pazakontë teksa ka përshkruar historinë e vajzave në lojërat olimpike, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e pritjes së atletes Luiza Gega.

Rama tha se në fillim të lojërave olimpike moderne, gratë pranoheshin vetëm në disiplina “me namuz” si tenisi apo golfi, duke shtuar se “ishin njësoj si gratë dhe vajzat me perçe të disa vendeve prapa diellit”.

Nuk dihet se cilat vende ka patur në mendje Rama, por sot në Lojërat Olimpike garojnë dhjetra gra dhe vajza nga vende myslimane, të cilat mbajnë perçe apo shami sipas traditës së tyre.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Stereotipet e bukurisë së lashtë u përdorën nga baroni, ideatori i lojërave olimpike moderne, si hymn ndaj fuqisë mashkullore, si aleanca mes muskujve të burrit dhe inteligjencës. Në një botë që i përjashtonte komplet gratë dhe vazjat, të cilat lejoheshin të futeshin në gara vetëm në disa disiplina me namuz, si tenis, golf, patinazh artistik. Ku ishin njësoj si gratë dhe vajzat me perçe të disa vendeve prapa diellit, që nuk kishin asnjë mundësi të kalonin murin e madh.

About Redaksia2

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …

Leave a Reply