SHBA, thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Kievi: Rusia po planifikon sulmin

Departamenti Amerikan i Shtetit beson se Rusia po planifikon të shtojë sulmet e saj në infrastrukturën civile të Ukrainës dhe ndërtesat qeveritare në ditët në vijim, sipas BBC.

Bazuar në inteligjencën e reduktuar të SHBA-së, një zyrtar tha: “Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në Ukrainë, ne jemi të shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm që sulmet ruse paraqesin për civilët dhe infrastrukturën civile”.

Ambasada amerikane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që janë ende në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi.

About Redaksia2

Check Also

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara …

Leave a Reply