Vdekja e 28 veçarit në burg, Berisha: Një krim tjetër i shëmtuar shtetëror!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vdekes së 28 veçarit, Ordison Kastrioti në burgun e Lezhës. Berisha shkruan në reagimin e tij se, ky është një krim tjetër i shëmtuar shtetëror.

“Për të fshehur krimin e shëmtuar brenda burgut, qeveria pretendon se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale. Se si mund të vdesë nga shkaqe natyrale një 28 vjeçar këtë e di vetëm Edi Rama dhe ata që i morën shpirtin apo e lejuan të vetvritet!?”, shkruan Berisha.

Reagimi kreut të PD, Berisha

28 veçari, Ordison Kastrioti, viktima e radhës e burgjeve të tmerrshme të regjimit të Edi Ramës!

Të dashur miq, mediat njoftojnë për viktimën e radhës në burgjet sterr të regjimit të Edi Ramës.

Kësaj radhe, i vdekur në spital nga paraburgimi i Shënkollit, kanë sjellur kufomën e të riut 28 vjeçar, i cili mbahej në paraburgim se nuk kishte zbatuar regjimin e caktuar nga gjykata për arrest shtëpie.

Për të fshehur krimin e shëmtuar brenda burgut, qeveria pretendon se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrale. Se si mund të vdesë nga shkaqe natyrale një 28 vjeçar këtë e di vetëm Edi Rama dhe ata që i morën shpirtin apo e lejuan të vetvritet!? Ky është një krim tjetër i shëmtuar shtetëror.

Duke shprehur ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit Kastrioti, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim shtetëror dhe i bëj thirrje Komitetit të Antitorturës së Këshillit të Europës të ndërmarrë me urgjencë një inspektim në burgjet e ferrit të Shqipërisë dhe të mbaj qëndrim ndëshkues ndaj qeverisë shqiptare për vdekjen e te riut, Ordison Kastrioti dhe serialin e vdekjeve në burgjet e saj. sb

About Redaksia

Check Also

Thirrja e drejtuesit të Ambasadës së SHBA: Njerëzit duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit

Zëri i Amerikës:  Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në …

Leave a Reply